Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti: Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike

Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, komunitetit artistik dhe miqve të regjisores dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar Burbuqe Berisha e cila vdiq sot.

 

“Me keqardhje e pikëllim e mora lajmin për ikjen në amshim të regjisores së shquar Burbuqe Berisha. Zonja Berisha ishte ndër regjisoret e para kosovare, e cila me punën e saj të pakursyer e pasuroi dhe e ngriti nivelin e artit dramatik dhe filmik të Kosovës.

Kurti tha se “vdekja e saj e hershme është humbje e madhe për familjen, për teatrin dhe kinematografinë tonë”.

Burbuqe Berisha (Foto: Facebook)

“Në këtë ditë të vështirë për familjen, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Burbuqe. Ngushëllime edhe miqve, studentëve dhe kolegëve të saj artistë. Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike”.

Regjisorja e njohur Burbuqe Berisha ka vdekur sot në moshën 51 vjeçare në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Related posts

Ylli i “Sex and the City”, Willie Garson ndërron jetë në moshën 57-vjeçare

D V

Luana Bajrami – aktorja shqiptare me rol në filmin që fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Venecia

D V

Refuzoi Fifin, zbulohet lidhja e Granitit jashtë shtëpisë. Familjarët e të dashurës kundra kësaj marrëdhënie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More