Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti: Kosova synon të aplikojë për anëtarësim në BE në vitin e ardhshëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova synon të aplikojë për anëtarësim në BE në vitin e ardhshëm.

 

Kurti në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, ka theksuar se ka ardhur koha që Kosova dhe Bashkimi Evropian t’i përshpejtojnë përpjekjet e përbashkëta për trajtimin e çështjeve që kanë qenë pengesa, njofton Klankosova.tv.

“Për ne, MSA-ja është një marrëveshje e rëndësishme ndërkombëtare”.

“Kosova deri më tani ka treguar përkushtim dhe përpjekje në të gjithë spektrin e gjerë të reformave dhe nga të gjithë aktorët në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja”.

“Prandaj, besojmë se ka ardhur koha që Kosova dhe Bashkimi Evropian t’i përshpejtojnë përpjekjet e përbashkëta për trajtimin e çështjeve më komplekse që kanë qenë pengesa në rrugëtimin tonë drejt fazës së ardhshme të procesit të integrimit në BE”.

“Tani, më shumë se kurrë, kemi stabilitet politik, institucione të konsoliduara dhe vullnet të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë, duke e bërë këtë, më shumë se një synim ideal, një objektiv realist”.

“Për këtë qëllim, ne e konsiderojmë kritike për perspektivën e anëtarësimit në BE që dialogu politik, siç kërkohet në Titullin II të MSA-së, të jetë zyrtarisht i vendosur dhe plotësisht funksional në të gjitha sferat”.

“Kosova është e përgatitur të angazhohet plotësisht në këtë fushë të reformave, si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin e strukturës dhe kapaciteteve institucionale. Për më tepër, në përputhje me reformat e brendshme dhe në përmbushje të perspektivës së premtuar të BE-së, Kosova synon të aplikojë për anëtarësim vitin e ardhshëm”.

Related posts

Aksidentohet një skijator dhe motor-saje në Brezovicë

D V

Kriza energjetike, debat mes Kurtit dhe Tahirit

D V

Gërvalla në Bruksel: NATO e BE s’duhet ta tolerojnë qasjen agresive të Serbisë ndaj Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More