Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti kërkon respektim të masave anti-COVID: Varianti Omicron mund t’i përmbysë të arriturat në luftën kundër virusit

Në takimin e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës lidhur me COVID-19 u vlerësua se situata epidemiologjike është e qetë, por se kjo nuk guxon të shndërrohet në neglizhim të masave në fuqi kundër COVID-19.

Në këtë takim kryeministri Albin Kurti tha zbatimi i masave kundër COVID-19 është çështje urgjente dhe se çfarëdo lirimi i masave është i lidhur me zbatimin e masave në fuqi.

Kryeministri tërhoqi vërejtjen se prania e variantit Omicron të SARS COV-2 në shtete të ndryshme dhe mos-respektimi me përpikëri i masave në fuqi mund t’i përmbysë të arriturat e deritanishme në luftën kundër COVID-19.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se zbatimi me disiplinë i masave në fuqi, të cilat janë proporcionale në raport me gjendjen ekzistuese epidemiologjike do të ketë dy rezultate të prekshme.

“Do ta na ndihmojë të mbajmë numrin e rasteve sa më të vogël, duke mos e ngarkuar personelin dhe infrastrukturën spitalore, rrjedhimisht edhe uljen e shpenzimeve kundër COVID-19 dhe do të ndikojë në nxitjen e vaksinimit të mëtejmë të popullatës me vaksinën kundër COVID-19, në veçanti të asaj kategorie që për arsye të ndryshme ende nuk ka marrë dozën e parë apo të dytë të vaksinës”, tha Latifi.

Zbatimi i masave në fuqi, theksoi ai, është i lidhur drejtpërdrejt nga angazhimi konkret i institucioneve mbikëqyrëse, prandaj në këtë aspekt, kërkoj nga të gjitha inspektoratet brenda mandateve të tyre dhe nga Policia e Kosovës, që t’i përmbushin përgjegjësitë që i kanë.

Ministri ka folur edhe për rëndësinë e fuqizimit të vaksinimit kundër COVID-19, duke i bërë thirrje popullatës që të vaksinohen dhe ta kompletojnë këtë proces të rëndësishëm, në këtë kohë, kur varianti Omicron është regjistruar në disa shtete dhe përhapja e tij është mjaft e shpejtë. 

Related posts

23 vjet nga masakra e Poklekut, rrëfimi i kosovares që i shpëtoj ferrit bashkë me vajzën 4 vjeçe

Xh M

Përfshihet nga flakët një fabrikë në Ferizaj, Policia jep detaje

Xh M

Sveçla: Epoka e keqpërdorimit të detyrës zyrtare në kurriz të qytetarëve ka përfunduar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More