Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti i bindu: Policia do t’i marrë vetë vendimet për situatën në veri

Kryeministri Albin Kurti tha se marrëveshja për ta zvogëluar praninë e Policisë në veri të vendit erdhi pasi atje në dy javët e fundit nuk ka as protesta të dhunshme e as incidente.

Kurti tha se Policia do t’i marrë vetë vendimet për situatën, ndonëse sipas marrëveshjes, Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, do ta vlerёsojnё gjendjen e sigurisё pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale në veri, raporton Ekonomia Online.

“Vendimet për sundimin e ligjit, i merr vetë Policia. Ne çfarë jemi dakorduar në Bratisllavë është se pas këtyre dy javëve mund ta zvogëlojnë praninë e Policisë”.

“Për këtë të dytën duhet ta pyesni ndërmjetësin Lajçak, mbase edhe zëvendësin tim, Bislimi”.

Related posts

Osmani uron presidentin e Indonezisë

Xh M

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Xh M

Konfiskohen pako cigare me prejardhja nga Serbia, vlera rreth 60 mijë euro

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy