Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti ftoi në takim kryetarët e komunave, Bordi i AKK-së u bënë thirrje të mos marrin pjesë

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave të Kosovës të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti.

 

Telegrafi merr vesh nga disa kryetar të komunave u është bërë thirrje të mos pjesë në takim.

Burime të Telegrafin tregojnë se njëra ndër arsyet e ftesës për mosmarrje pjesë në takim është injorimi i AKK nga Grupi koordinues antiCOVID.

Ndryshe, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 në vend.

Por në përbërjen që ka përcaktuar Qeveria, nuk janë futur edhe kryetarët e komunave të Kosovës.

Sipas Qeverisë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë do të caktojë sekretariatin e komitetit, ndërsa ky komitet obligon komunat që të themelojnë nën komitete komunale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar drejtori i Asociacionit të komunave, Sazan Ibrahimi.

Ai në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se është befasuese sesi Qeveria as nuk i ka kontaktuar për të diskutuar lidhur më këtë çështje.

Pas reagimit të AKK, kryeministri Kurti më pas ka thirrur për sot në takim kryetarët e komunave të Kosovës.

Takimi është paraparë të mbahet në ora 10:00. 

Related posts

Numër i vogël i pacientëve me COVID-19 po marrin trajtim mjekësor

D V

Të hënën ditë pushimi për nder të Ditës së Flamurit

D V

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përshëndet procesin zgjedhor: Kjo është tjetër fitore e demokracisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More