Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti flet për përgjimet ku u përfshi Kusari-Lila: Incizim i gjymtuar dhe i redaktuar, Qeveria jonë ka zero varësi nga Lista Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për herë të parë pas përgjimeve që janë publikuar ku është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq i Listës Serbe.

Ai ka thënë se Qeveria e tij ka “zero varësi nga Lista Serbe” dhe se Kusari-Lila e ka për detyrë të sigurojë sa më shumë vota në Kuvend kur Qeveria sponzoron një projektligj.

“Së pari aty shefja e grupit tonë parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka internime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë vetë për atë që po dëgjojnë, qartazi është një incizim i gjymtuar i redaktuar dhe rrjedhimisht do të duhej që që organet e drejtësisë të merren me të.

Shefja e grupit tonë parlamentar natyrisht jo vetëm që bashkëbisedon me shefat e grupeve tjera parlamentare por ajo e ka për detyrë që për çdo projektligj që e sponzoron qeveria të përpiqet që të siguroj sa më shumë vota. Ju e dini shumë mirë që Qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe dhe kjo e ka bërë pushtetin tonë demokratik e liberal”, tha Kurti.

Kurti shtoi se ai asnjëherë nuk ka komunikuar apo takuar me Milan Radoiçiqin.

“Unë as që kom komunikuar e as takuar ndonjëherë me personin në fjalë. Ju lus të gjithëve që të keni kujdes sa i përket kësaj lufte hibride që bëhet nga Serbia kundër shtetit të pavarur në Kosovë”, tha Kurti.

“Gjatë takimit që ajo ka pasur me shefin e Listës Serbe në Kuvend, asaj i është lëshuar në interfon në telefon të Slavko Simiqit”, tha tutje kryeministri.

Related posts

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron

Xh M

Daut Haradinaj në gjykatë: Kurti është veteran mashtrues, për të tjerët s’më kujtohet

D V

Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm për akuzat për lotsjellësin në Kuvend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy