Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti emëron Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar doktor Rifat Latifin ministër të ri të Shëndetësisë.

 

“Unë si kryeministër posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë do të jetë doktor Rifat Latifi”, ka thënë Kurti  në një konferencë për media.

Kurti shtoi se doktor Latifi erdhi pardje nga Nju Jorku në Prishtinë.

“Doktor Rifat Latifi ka lindur në Klloderncië të Skenderajt, ka studiuar për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe ka kryer dy specializime për kirurgji të përgjithshme dhe traumatologji dhe reaminacion në SHBA. Përvoja e tij akademike dhe profesionale përshinë qendra spitalore dhe universitete me emër në disa shtete federale në SHBA. Doktor Latifi aktualisht punon si profesor i departamentit të kirurgjisë në kolegjin e Nju Jorkut…”, tha Kurti.

Ai në fund i uroj mirëseardhje dhe e uroj për detyrën e re. 

Related posts

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci edhe dy gra nga komuna e Junikut

D V

Rizvanolli i përgjigjet Haradinajt: S’ekziston projekt alternativ që do të sillte gaz nga diku tjetër

D V

Kuvendi nesër me dy seanca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More