Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti: Dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më transparent

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se procesi I dialogut Kosovë-Serbi asnjëherë nuk ka qenë më transparent, sa i përket institucioneve kosovarë.

 

“Jemi treguar transparent ndaj qytetarëve dhe publikut. Kemi treguar gatishmëri ndaj partive opozitare dhe kemi treguar kujdes që të mos dëmtohet procesi dhe as interesat tona”, është shprehur Kurti.

“Pas çdo takimi publiku është njoftuar për qëndrimet dhe propozimet tona”, shtoi ai.

Derisa në pyetjen e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për Asociacionin e Komunave Serbe, kreu i ekzekutivit është shprehur sikur ditë më parë.

“S’kam qëndrim të ri. Jemi përgjigjur panumër herë. Nuk kam përgjigje të re. Asociacioni nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, është shpallur antikushtetues”, tha kryeministri Kurti.

Related posts

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Policia arreston edhe personin e katërt të dyshuar

D V

PZAP pranon tri ankesa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

D V

Vizita në Agjencinë e Privatizimit, kryeministri Albin Kurti numëron ‘katër sukseset’ e bordit të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More