Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti: Çështja e të zhdukurve është kryefjala në raportin me Serbinë

Gjatë fjalës së tij, Kurti bëri thirrje që në të gjitha tryezat që organizohen nga arena ndërkombëtare, pikë së pari nga Serbia të kërkohet hapja e arkivave.

 

“Në këtë ditë në të cilën ka më shumë ankth se sa pikëllim, meqenëse 1 mijë e 632 persona nga Kosova vazhdojnë të jenë të pagjetur, vazhdojnë të mos e kemi të zbardhur fatin e tyre. Në raportet  e tona me Serbinë, çështja e të zhdukurve është kryefjalë dhe ne nuk mund të pretendojmë që të kemi as të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt nëse nuk i adresojmë çështjet e të kaluarës”, njofton Klankosova.tv.

“Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, bëj thirrje që në të gjitha tryezat që organizohen në arenën ndërkombëtare, pikë së pari nga Serbia të kërkohet hapja e arkivave. Vrasja e shqiptarëve pastaj varrosja e zhvarrosja e tyre në Kosovë, bartja e tyre nëpër varrezat në Serbi, zhvarrimi prej atje, nuk është bërë nga qytetarët e zakonshëm por nga aparati shtetëror”.

Related posts

Petar Petkoviq nesër merr pjesë në takimin e Kurtit me Vuçiqin: Ja skenari i Serbisë për këtë takim

R Zh

Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së: S’kemi çka fshehim, ishim nën administrim ndërkombëtar

D V

Policia shqipton 2641 gjoba për shkelje të masave antiCOVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More