Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti: Bislimi është në Bruksel për targat, jemi të për planin franko-gjerman të diskutojmë “një orë e më parë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi është në Bruksel për targat.

 

Ai në një konferencë për medie, ka deklaruar se Bislimi është atje pasi do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe përfaqësuesin e Serbisë për dialogun, Petar Petkoviq, raporton Ekonomia Online.

Kurti shtoi se Kosova është e gatshme të diskutojë “një orë e më parë” për propozimin franko-gjerman.

Sipas tij, shtyrja e zbatimit të fazës së dytë të vendimit për targat ndërlidhet me mundësinë e arritjes së një marrëveshje në dialogun në Bruksel.

“Dje e kemi shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për targat dhe e kemi bërë këtë për t’i dhënë mundësi arritjes së një marrëveshje që ishte afër të ndodhte në Bruksel”, tha Kurti.

“Nuk është koha për ambicie të vogla, por është koha e hapave të mëdhenj. Prandaj, ne jemi të gatshëm që propozimi i Bashkimit Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të vendoset në tryezë një orë e më parë”.

Related posts

Rasti Dehari, avokati i familjes thërret konferencë për media

Xh M

Vendimi i Qeverisë për vaksinim dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

N E

Forumi Strategjik në Bled, diskutohet e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More