Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti bashkë me Bulliqin shëtisin në sheshin e Podujevës

Kryeministri i vendit dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një ditë para garës së balotazhit për kryetarë të komunave është parë në Podujevë i shoqëruar nga Shpejtim Bulliqi – kandidat i partisë së tij për kryetar të kësaj komune.

 

Në fotografitë e postuara nga Shpejtim Bulliqi, në rrjetin e tij social Facebook, ai shihet bashkë me Kurtin dhe aktivistë të këtij subjekti politik duke shëtitur nëpër sheshin e këtij qyteti.

Ata gjithashtu kanë qëndruar në një lokal të Podujevës.

“Ecje përgjatë sheshit të qytetit me kryeministrin Kurti, ku edhe u ndalëm për një kafe rasti”, ka shkruar Bulliqi.

Lideri i LVV-së, Kurti të premten nuk ishte i pranishëm në tubimet përmbyllëse për balotazhin e të dielës, pasi mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Të dielën në Kosovë zhvillohet gara e balotazhit për kryetar në 21 komuna, kurse vendi është në heshtje zgjedhore.

Related posts

Pas 12 ditësh, lirohet për qarkullim njëra korsi e rrugës në pikën kufitare të Jarinjës

N E

Dalin shtesat për muajin tetor për 86 mijë fëmijë përfitues

D V

Kurti: Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More