Agjencia Zhurnal.mk.

Kurteshi: Në Fushë Kosovë ka pasur përpjekje për vjedhje industriale të votave nga LDK dhe PDK

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se në një vendvotim në Fushë Kosovë ka pasur përpjekje për vjedhje industriale të votave.

 

Kurteshi, i cili u shpreh se votat është tentuar të vidhen nga komisionerë të LDK-së dhe PDK-së.

“Në një vendvotim, në Komunën e Fushë Kosovës të quajtur Harilaq, komisionari i PDK-së dhe i LDK-së kanë filluar më i vulosë fletëvotimet e papërdorura, nga to qenkan 22 i ka marrë policia, do të thotë me vjedhë. Me i vulosë pa qenë njerëzit. Kur është tërheq vërejtja i kanë shqyer. Ato ka ardhur dhe i ka marrë policia. A është kështu? Po flasim për diçka që është vepër e rëndë penale, krim dhe thonë jo këtu i kemi votat. S’keni vota kurrgjë as ju, keni përpjekje për vjedhje ashtu siç ka ngja deri tash. S’ka me ngja më. S’kemi me leju ma një gjë të tillë”, tha Kurteshi.

Kurteshi theksoi se nuk mund të vazhdojë puna me një vendvotim kur ai vendvotim është nën hetime.

“Këtu ka pasur përpjekje për vjedhje industriale. Po po, edhe atë LDK-ja dhe PDK-ja. Veç pak, le kush ka mujt çka ka mujtë. Me një vendvotim, me një vendvotim në Republikën e Kosovës”, tha Kurteshi.

Ndërkaq, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u bëri thirrje anëtarëve të KQZ-së për respekt ndaj njëri-tjetrit dhe që të mos bëjnë akuza politike.

“Ju kisha lutë pak respekt për njëri-tjetrin. E përfundon njëri vazhdon tjetri. Akuza politike ju kisha lut mos me ba”, tha Radoniqi.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani theksoi se ata kanë kërkuar hetim të vendvotimit në Fushë Kosovë.

Ai tha se nuk dëshirojnë që të preket asnjë votë e qytetarëve dhe për këtë kanë kërkuar hetim nga QNR-ja.

“Në mbledhjen e kaluar kemi kërkuar që ky vendvotim të shkojë në hetim. Në fund të fundit për të drejtën e qytetarëve, ne nuk njohim komisioner i cilës parti është, nuk dëshirojmë që asnjë votë të preket”, tha anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani. 

Related posts

Një muaj paraburgim për 19 nga 21 të arrestuarit në rastin “Subvencioni 2021”

D V

Qeveria nuk ia mbyll derën UNMIK-ut

D V

MSH: 16 raste të reja me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More