Agjencia Zhurnal.mk.

Kursimi vendor është veçanërisht i rëndësishëm për ekonomitë e vogla

Shkup, 1 nëntor – Kursimi vendor është veçanërisht i rëndësishëm për ekonomitë e vogla me nivel më të ulët të të ardhurave, sepse nga kursimi varen investimet, dhe pa investime me të cilat rritet potenciali afatgjatë për rritje nuk është e mundshme arritje e niveleve më të larta të të ardhurave, u theksua në shënimin e Ditës botërore të kursimit, që mbrëmë u mbajt në organizim të Asociacionit bankar të Maqedonisë së Veriut (ABM).

 

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se pandemia e shkaktuar nga Kovid-19, kriza energjetike dhe lufta në vijim në Ukrainë kanë ndikim jo të volitshëm ndaj kursimit, por që edhe në këto kushte depozitat vazhdojnë të rriten këtë vit, gjë kryesisht ka të bëjë me rritjen tek sektori i amvisërisë.

“T’ia besosh institucionit, atë që e ke fituar, do të thotë besim. Gjëja e rëndësishme në financa është besimi. Të ruhet besimi mbetet një sfidë jashtëzakonisht e madhe veçanërisht në kohë krize, dhe kur kriza është e lidhur me inflacionin dhe kur paratë vlejnë më shumë nesër se sot, mund ta imagjinoj se sa e vështirë është të mbash depozitat në një nivel të lartë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që këto depozita po kthehen në kredi dhe është një sinjal i fortë se sistemi bankar po funksionon”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, theksoi se në periudhën e fundit ka shenja të rritjes së kontributit të depozitave në denarë dhe të depozitave afatgjata në rritjen e depozitave të përgjithshme në amvisëri.

“Kontribut ndaj lëvizjeve të tilla pozitive ka dhe oferta e bankave afariste të produkte të reja depozituese me norma interesi më tërheqëse, si dhe ruajtje të stabilitetit financiar, me ç’rast shihet kapitalizimi i mirë në sektorin bankar, me pozicion tradicionalisht të mirë të likuiditetit dhe pjesëmarrje të reduktuar të kredive jofunksionale nën nivel para pandemisë”, vlerësoi Angelovska-Bezhoska.

Nga Asociacioni bankar i Maqedonisë ku janë të anëtarësuar pjesa më e madhe e bankave në vend, porositën se sistemi bankar është stabil dhe i gatshëm që të përgjigjet në sfidat që i sjell kriza.

Related posts

60% e bullgarëve mendojnë se propozimi francez nuk i mer parasysh interesat e bullgarëve

Z.H

Mariçiq pret në aeroport kryeministrin spanjoll

Xh M

Masa e Qeverisë së Maqedonisë për “ngrirjen” e çmimeve të disa produkte vlen vetëm edhe 8 ditë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More