Agjencia Zhurnal.mk.

Kurban Bajrami në Shqipëri, besimtarët falin namazin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Mijëra besimtarë myslimanë falën sot namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe mijëra të tjerë në sheshet kryesore të çdo qyteti të vendit. Festimet e Bajramit filluan që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të sabahut.

 

Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Në ligjëratën e rastit, nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Taulant Bica, pasi uroi të pranishmit për Kurban Bajramin u fokusua tek kujdesi dhe vëmendja ndaj familjes dhe rinisë.

Më tej u bë falja e namazit të bajramit nga kryetari i Komunitetit, Bujar Spahiu, për të vazhduar më pas me hytben e Fitër Bajramit e cila u mbajt nga Myftiu i Tiranës, Lauren Luli.

Gjatë hytbes, Myftiu Luli, u lut për më shumë paqe, kënaqësi, gëzim dhe harmoni mes njerëzve të shoqërisë sonë.

Më pas besimtarët e pranishëm në shesh u shpërndanë për të festuar me familjet dhe të afërmit e tyre.

Related posts

Nikolla pret ambasadorin e Zvicrës: Fuqizim i bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetje për reformat

D V

Manastirliu: Deri në fund të vitit vijnë edhe 1.3 milion vaksina kundër COVID-19 në Shqipëri

D V

Berisha zhvendos “Foltoren”/ Ja ku do të mblidhen nesër demokratët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More