Agjencia Zhurnal.mk.

Kur BE tenton të na ndihmojë, politikanët na dëmtojnë duke vjedh edhe në këto ndihma!

Shkup, 1 prill – “Keqpërdoren 2.2 milionë euro para të BE-së, ambasadori Geer pa koment” ishte kryetitulli i lajmeve që vërshuan vendin, që nuk mbeti pa koment vetëm ambasadori i BE-së në vend por secili qytetarë. Paradoksale kur shihet gjendje e rënduar kur BE tenton të ndihmojë ngritjen e vendit të mundojë zhvillim ekonomik e progres bashkë me prosperitet, ne në vendin tonë përballemi me politikanë të pangopur të papërgjegjshëm që vjedhin edhe në këto ndihma. Prandaj, qytetarët duhet të hapin sy e vesh të shohin e të dëgjojnë e pastaj mirë e shumë mirë të mendojnë e të analizojnë se kujt duhet t’i jepet timoni për të udhëhequr me qeverinë e ardhshme. Kujt duhet t’i besohet se ka qëllim të ndihmojë e jo të vjedhë qytetarët, shkruan Zhurnal.

Keqpërdoren 2.2 milionë euro para të BE-së, mbasadori Geer pa koment –

Para europiane janë keqpërdorur dhe kjo është fakt, por kush do të mbajë përgjegjësi dhe nëse do të mbajë përgjegjësi nuk dihet. Manovra janë bërë me 22 grante, ka treguar hetimi i OLAF, trupi europian hetimor për hetimin e keqpërdorimeve.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Geer, pa koment. Thotë se nuk mund të komentojë hetime të OLAF-it, por mund të tregojë se sa para përmes ERASMUS PLUS për Maqedoninë e Veriut do të ketë edhe në të ardhmen.

“Presim nga ana e Agjencisë nacionale për Erasmus+ këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë të dorëzojë dhe të plotësojë të gjithë rekomandimet që i janë dhënë nga ana e OLAF-it në këtë rast. Kuptohet se ne vazhdojmë të kemi besim në punën e Agjencisë për Erasmus+ që do të thotë se mbetemi të bindur se sasia e mjeteve financiare që janë përcaktuar për Erasmus+ nuk do të ulet, përkundrazi ne jemi të lumtur që të ndajmë me ju se Erasmus+ do të mbetet në zbatim dhe do të përfitojnë të rinjtë, nxënësit, studentët dhe universitetet në vendin tuaj”.

Në përputhje me raportin e OLAF, letrën e kanë marrë më 30 nëntor të vitit 2023 në postën elektronike dhe kërkohet që të gjitha mjetet e miratuara për grante të kthehen. Bëhet fjalë për grante të ndara në vitet 2016 dhe 2018.

“Me njoftim u informuam se ka disa informacione për parregullsi në lidhje me dosje për projektet e 22 përdoruesve të programit grant, erasmus, të financuar nga Komisioni Evropian. Në përputhje me këtë lajmërim kërkohet kthim i mjeteve prej 2.276.212 euro”, tha Marko Gjorgjievski, drejtor i Agjencisë Nacionale, për Fokus.

Gjorgjievski tha se nuk mund të zbulojë më shumë detaje për shkak se lënda është në procedurë parahetimore në Prokurorinë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit.
Për “Fokus” foli edhe Lidija Dimova. Ish drejtoresha e Agjencisë nacionale për programe arsimore dhe mobilitet, e cila në 2020 u shkarkua, mori kallëzim penal për keqpërdorim të mjeteve në vlerë prej 400.000 eurove para evropiane. Dimova thotë se ish-kryeministri Zoran Zaev i ka ushtruar presion që ta tërheqë kallëzimin që e ka dorëzuar për mashtrim me 2,2 milionë euro para evropiane.

“Në prill 2020, nga qeveria mora “selam” me listë të projekteve që duhej t’i “lëshoja”. Në qershor 2020, kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev, në prezencë të Nola Ismajloskës – prej meje kërkuan që ta tërheq kallëzimin penal. Në tetor u shkarkova për shkak të “sjelljes joetike” (pyesni Lupço Nikollovskin se çfarë do të thotë ajo), ndërsa në korrik 2021, Nola u emërua për koordinatore rajonale për BE, kuptohet pasi votoi për ndryshimin e emrit të shtetit”.

Dimova njëkohësisht tha se në 2019 ka dorëzuar kallëzim penal për keqpërdorimin e parave evropiane, personalisht deri te prokurori i atëhershëm Lubomir Joveski dhe e ka ngrirë pagesën e të gjitha mjeteve. Në favor të Dimovës është që Brukseli kishte njohuri për këtë rast derisa te ne kanë zhdukur dokumente dhe përsëri paraqiteshin, OLAF kanë punuar, transmeton Fokus.

Geer i shqetësuar edhe me korrupsionin në vend –

 Ambasadori evropian në Shkup, David Geer tha sot se është i shqetësuar për zbatimin e dobët të rekomandimeve të Komisionit Antikorrupsion. Ai theksoi se të gjitha rekomandimet e këtij komisioni dhe të Auditorit të Shtetit nuk janë sekrete, por janë të disponueshme për publikun dhe qytetarët presin që ato të zbatohen në vazhdimësi.

“Puna e Komisionit Antikorrupsion është e një rëndësie të madhe sepse shfaqi shqetësim dhe ngriti çështje që prekin qytetarët dhe institucionet. Është e vërtetë se të gjitha ato rekomandime që vijnë nuk zbatohen, janë shqetësuese për të gjithë ne”, tha Gir gjatë dhurimit të autoambulancave për Emergjencën e Shkupit. Ai nënvizoi se me kalimin e viteve përqindja e zbatimit të rekomandimeve që dalin nga Komisioni Antikorrupsion ka ardhur në rënie. 

Sipas KSHPK-së, vitin e kaluar institucionet kanë realizuar vetëm 14% të rekomandimeve.

“Ajo që është shqetësuese është fakti se kur shikon rekomandimet e tyre të viteve të fundit, përqindjet e zbatimit të tyre, nga 20%, ulen në 10%, së fundmi është 14%. Është shumë zhgënjyese. Si ne ashtu edhe qytetarët presim që të shohim zbatim të lartë të këtyre rekomandimeve të rëndësishme, si dhe veprim ndaj rekomandimeve nga raportet e Entit Shtetëror të Revizionit”, pati deklaruar David Geer.

Tashmë në krye të Komisionit Kundër Korrupsionit do të jetë revizorja Tatjana Dimitrovska. Anëtarë të ri janë edhe revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri, më pas gjykatësja Sofia Spasova-Medarska, si dhe dy këshilltarët e mëparshëm në Komisionin Kundër Korrupsionit, Biljana Karakashova-Shulev dhe Besnik Xhemaili.

Në njërën anë shtet kandidat për BE në anën tjetër shtet në të cilin vjedhen parat e BE-së kjo është e pakuptueshme. Megjithatë, duhet të hetohen pjesëmarrësit në këtë keqpërdorim të parave të BE-së sepse është jo e drejtë që për një klan që kanë synim të bëhen milionerë të vuajnë dy milionë qytetarë e të mbesin të pa integruar në BE. /Zhurnal.mk

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky