Agjencia Zhurnal.mk.

Kundërshtohet mbajtja e referendumit serb në Kosovë, analistët: Borrell po dëshmon se nuk është i paanshëm

Qeveria e Kosovës është e vendosur për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, ndërsa njohës të çështjeve politike po i kërkojnë qeverisë që të mos bie pre e presionit të Bashkimit Evropian pasi që mbajtja e tij do të minonte shtetësinë e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, ka kërkuar që të lejohet mbajtja e referendumit edhe në Kosovë që Se

rbia do të organizojë të dielën për ndryshime kushtetuese që lidhen me fushën e drejtësisë.

Arton Demhasaj, nga organizata Çohu, thotë se në asnjë mënyrë Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranojë që një referendum i tillë të mbahet edhe në Kosovë.

Ai thotë se është befasuese presioni që po i bëhet Qeverisë së Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian për të lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë, duke qenë se një praktikë e tillë nuk gjendet në asnjë shtet tjetër të BE-së.

“Kjo mund të jetë skandaloze nëse qeveria jonë zmbrapset dhe lejon, pra unë e thash që në rast se lejohet me u mbajt referendumi i Serbisë në Kosovë ne një pjesë të sovranitetit po ia falim Serbisë kështu me dorën tonë, sepse po lejojmë Serbia të dhe të organizojë referendum në territorin tonë. Pra, nuk duhet të pranohet me asnjë kusht, në asnjë rrethanë, kjo nuk duhet të pranohet dhe besoj që Qeveria e Kosovës ka me e mbajt këto pozicione dhe nuk do të lejojë me ndodh që me u mbajt referendumi në Kosovë. Nëse mbahet ne një mënyrë veç po e zbehim sovranitetin tonë në vend që ta forcojmë në arenën ndërkombëtare, ne veç po e zbehim sovranitetin tonë”, thotë ai, për KosovaPress.

Edhe Eugen Cakolli, njohës i çështjeve të zgjedhjeve, thotë se vet kërkesa që një referendum i një shteti tjetër të mbahet edhe në Kosovë është e padrejtë dhe bie ndesh me parimet dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Cakolli thotë që qeveria përveç që nuk duhet të lejojë mbajtjen e një referendumi të tillë, duhet të njoftojë edhe bashkësinë ndërkombëtare për hapat që do të ndërmerren nëse tentohet që të dielën të organizohet referendumi në Mitrovicën Veriore.

“Unë besoj që nëse ka vendosmëri të institucioneve tona për të mos lejuar këtë referendum, atëherë do të duhej të informoheshin të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë mbi hapat që institucionet do të ndërmarrin eventualisht në rast se tentohet që këtë të diele të hapen qendrat e votimit në veri të vendit apo në zonat dhe lokalitete të caktuara, në mënyrë që të evitohen skena ku mund të kemi tensionim të situatës. Meqenëse do të ishin në pozitë më të mirë duke i njoftuar paraprakisht me hapat të cilët do t’i ndërmarrim”, thotë ai.

Sipas tij, nëse Serbia do të pranojë që serbët e Kosovës të votojnë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse, Serbia do të detyrohet edhe juridikisht ta pranojë që nuk ka kurrfarë kompetence dhe juridiksioni në Kosovë.

Ndërkaq, deklaratat e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në Kosovë, Arton Demhasaj i konsideron si të dëmshme dhe që dëshmojnë se ai nuk është i paanshëm.

“Po kjo që ka deklaruar Borell këto ditë tregon që ai thjeshtë nuk është i paanshëm në këtë çështje që lidhet mes Kosovës dhe Serbisë, e që në një farë mënyre është i përfshirë edhe në procesin e dialogut. Kjo çka ai po tregon sot në një farë mënyre na jep të kuptojmë neve që edhe me proces të dialogut ai nuk ka me qenë i paanshëm, derisa ai po e mban anën e Serbisë dhe në plotni po e përkrah kërkesën e Serbisë për t’u mbajtur referendumi në Kosovë dhe po kërkon e po bënë presion ndaj institucioneve tona për të lejuar mbajtjen e këtij referendumi mendoj që kjo është komplet e padrejtë dhe është e paligjshme. Së pari BE duhet të na tregojë neve se brenda BE-së cili shtet ka lejuar me u mbajt referendumi i shtetit tjetër në territorin e tij, pra të na tregojë një praktikë të tillë që ndodh brenda BE-së apo brenda botës demokratike dhe pastaj ne edhe mund ta pranojmë si të mirëqene këtë kërkesë dhe këtë presion që po e bënë”, deklaroi Demhasaj.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se në një bisedë me Borell e ka bërë të qartë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se nuk mund të ketë referendum në Kosovë, por serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

Serbia, më 16 janar, do të mbajë referendum për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë, ku serbët duhet të deklarohen nëse pajtohen me ndryshimin kushtetues në pjesën ku flitet për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka folur për Telegrafin pasi shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se qytetarëve serbë në Kosovë duhet tu lejohet votimi në këtë referendum.

Kryeziu ka thënë se ata tashmë e kanë bërë të qartë qëndrimin në lidhje me këtë çështje.

Zëdhënësi i Qeverisë u shpreh se duke respektuar praktikat më të mira ndërkombëtare, po u mundësohet votimit qytetarëve serbë në Kosovë, përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.

“Ne tashmë e kemi bërë të njohur dhe të qartë qëndrimin tonë. Serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën dërlidhëse në Prishtinë”, tha Kryeziu.

Related posts

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja

D V

Byrnes për komunikatën 63: Dokument politik që synon ta vendosë në pozitë të favorshme Shtabin e UÇK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy