Agjencia Zhurnal.mk.

Kundërshtarët e ndalesës së të drejtës së abortit e ndërprenë mbledhjen e Gjykatës supreme të SHBA-së

Demonstruesit të cilët e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës supreme të SHBA-së për ta hequr të drejtën e abortit si të drejtë të garantuar federale sot shkurtimisht e ndërprenë punën e gjykatës më të lartë amerikane dhe u bënë thirrje grave të dalin masovisht. Në zgjedhjet e ardhshme “ndërmjetëse”, të caktuara për më 8 nëntor.

 

Kjo është shtyrja e parë e një seance gjyqësore pasi që Gjykata supreme në qershor të këtij viti e hoqi precedentin e vet 50-vjeçar “Ro kundër Uejdit”, me të cilin garantohet e drejta e abortit në novel federal.

Tre persona qëndruan në sallën e gjykatës në disa minutat e para të seancës së sotme për ta dënuar vendimin e Gjykatës supreme, tani të përbërë nga shumica e gjykatësve konservatorë, me të cilin e drejta e abortit i është lënë rregullimit të disa shteteve individualisht në SHBA.

Një demonstruese brohoriti: “Nuk do të na merret e drejta jonë për të zgjedhur. Gra, votoni për të drejtën tuaj të zgjedhjes”.

U mor përshtypja se gjykatësit nuk reaguan, ndërsa demonstruesit nuk ofruan rezistencë derisa policia i nxori jashtë gjykatës.

Gjykata tani për tani nuk ka informata për arrestimin e tyre.

Pas pauzës 19-muajshe të shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, Gjykata supreme në tetor sërish e hapi sallën e vet për opinionin.

Për herë të fundit një seancë e Gjykatës supreme është ndërprerë në vitin 2015. 

Related posts

Afrika Jugore: Vala e llojit omikron të Kovid-19 ndoshta e arriti pikën më të lartë

Z.H

Sekretari i OKB-së viziton Moskën, pas takimit me Putinin radhën e ka Zelensky

Xh M

Putin duhet të detyrohet të zgjedhë ose rrogat, ose luftën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More