Agjencia Zhurnal.mk.

Kundërshtarët e mundshëm të Man Cityt dhe Arsenalit për të tetën e finales

Me përfundimin e fazës së grupeve të 23/24 të Ligës së Kampionëve, vëmendja tashmë do të kalojë drejt fazës së të tetës së finales.

Të martën në mbrëmje, Manchester United u bë skuadra e parë angleze që u eliminua nga kompeticioni i këtij sezoni pasi humbi 1-0 ndaj Bayern Munich në Old Trafford.

Të mërkurën mbrëma, sezoni i Ligës së Kampionëve të Newcastle United gjithashtu mori fund pasi ata humbën 2-1 kundër Milanit.

Në ndeshjen tjetër, Paris Saint Germain barazoi 1-1 me Borussia Dortmund dhe për këtë arsye përfundoi i dyti në Grupin F.

Ashtu si United, Newcastle nuk do të luajë futboll evropian pasi përfundoi në fund të grupit.

Pasi kanë zënë vendin e parë në grupet e tyre përkatëse, Manchester City dhe Arsenali do të përballen kundër një prej skuadrave që përfunduan në vendin e dytë.

Manchester City

Kundërshtarët e mundshëm: KCopenhagen, PSV Eindhoven, Napoli, Inter Milan, Lazio, Paris Saint Germain, Porto.

Djemtë e Pep Guardiolas mund t’i jepet një përsëritje e finales së sezonit të kaluar pasi ekziston mundësia që ata të mund të p[rballen me Interin.

Copenhaga, i cili tronditi ekipet si United dhe Galatasaray, do të jetë skuadra më e lehtë në letër.

Arsenali

Kundërshtarët e mundshëm: Copenhagen, Napoli, Inter Milan, Lazio, Paris Saint Germain, RB Leipzig, Porto.

Në paraqitjen e parë të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 16/17, Arsenali do të shkojë në raundin e 16-të si një nga favoritët për të shkuar deri në fund.

Ngjashëm me Cityn, kundërshtari i tyre më i vështirë mund të jetë Interi ose PSG dhe më e lehtë është Copenhagen. 

Related posts

Real Madridi mund të ndryshojë qëndrim për të ardhmen e Arda Gulerit

D V

Aguero mund të bëjë rikthimin shokues në futbollin profesionist pas një telefonate emocionale

D V

Zyrtare: Shqipëria cakton edhe një miqësore më datë 3 qershor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy