Agjencia Zhurnal.mk.

Kumbulla dhe Rrahmani sërish bashkëlojtarë, Spalletti jep miratimin për afrimin e mbrojtësit shqiptare te Napoli

Napoli po kërkon një qendërmbrojtës, pasi Kostas Manolas u rikthye në Greqi, ndëra Kalidou Koulibaly do të luajë me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës.

 

Luciano Spalleti aktuaisht ka vetëm dy qendra të mbrojtjes në skuadër: Amir Rrahmanin dhe Juan Jesus.

Corriere dello Sport raporton se Napoli po tenton të afrojë në skuadër Marash Kumbullën.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është pjesë e Romës, por Jose Mourinho nuk e ka në plane, mendim që e ka shprehur edhe publikisht.

Kumbulla është një preferencë e vjetër e Cristiano Giuntoli, drejtorit sportiv të klubit, teksa edhe trajneri Spalletti ka dhënë konfirmimin e tij për afrimin e 21-vjeçarit shqiptar.

Napoli po tenton ta marrë lojtarin në huazim me të drejtë blerje.

Nëse arrihet marrëveshja mes palëve, Kumbulla do të kishte shok ekipi përsëri Rrahmanin, me të cilin formoi një dyshe fantastike kur ishin pjesë e Hellas Verona. 

Related posts

Nga triumfi me Argjentinën, deri te fundi i një epoke të lavdishme me Barcelonën – viti 2021 kishte gjithçka për Messin

D V

Jose Mourinho deklarohet pas humbjes turpëruese ndaj Bodo/Glimt: Faji është i imi, por kam skuadër të limituar

D V

Bellerin bën presion për t’u bashkuar me Interin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More