Agjencia Zhurnal.mk.

“Kumanovë, zemra ime”, kënga e re e Ismet Bexhetit

Këngëtari i njohur kumanovar, Ismet Bexheti, ka publikuar sot këngën e tij më të re të titulluar “Kumanovë, zemra ime”.

 

Kënga është shoqëruar me një videoklip, në të cilin bien në sy ngjyrat kuq e zi dhe flamujtë kombëtar që valviten nga disa të rinj. Menjëherë pas publikimit, kënga ka filluar të shpërndahet masivisht nëpër rrjetet rrjetet sociale.

Ky projekt i Ismet Bexhetit vjen disa ditë pasi kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski promovoi një këngë me motive një etnike (maqedone) të cilën e quajti himn të Kumanovës.

Por, ky projekt i financuar nga Komuna e Kumanovës dhe i promovuar nga Dimitrievski u kundërshtua nga shqiptarët e këtij qyteti, të cilët u ndjenë të përjashtuar dhe të revoltuar pasi, siç u shprehën nëpër rrjetet sociale, projekti u financua edhe me takstat e tyre ndërsa nuk pasqyron realitetin etnik të qytetit të Kumanovës.

Kënga e re e Ismet Bexhetit, nga shumë përdorues të rrjeteve sociale është shpërndarë me mbishkrimin “Himni i Kumanovës”, si kundërpërgjigje për projektin monoetnik të komunës së Kumanovës.

Related posts

Chrissy Teigen duket e pabesueshme në paraqitjen e fundit e me fustan ngjyrë argjendi dhe taka

D V

Sylvester Stallone mohon se qeni i tij ishte arsyeja e ndarjes nga bashkëshortja pas 25 vitesh martesë

Lea Muslija

Lady Gaga shkëlqen në premierën e filmit “House of Gucci” në Milano

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More