Agjencia Zhurnal.mk.

Kumanovë, rikonstruohet poliklinika në “Lagjen e Trimave”

Shkup, 22 shtator – Për vite të tëra e lënë pas dore dhe në mëshirë të fatit, madje e shndërruar në një deponi të egër, më në fund me mjete nga buxheti i saj, Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë, nisi rikonstruimin e përgjithshëm të ndërtesës së Poliklinikës “Tode Mendoll”, në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

 

“Këtu nuk është investuar pothuajse që nga ndërtimi i objektit, kemi dashur të fillojmë me rikonstruimin brenda objektit, mirëpo është e pamundur pasi që çatia e ndërtesës është tërësisht i rrënuar dhe rrjedh uji nga reshjet e shiut në gjitha hapësirat brenda, tani do të ndërrohet i gjithë kulmi, pastaj do të vazhdojmë me hapësirat brenda objektit, pra do t’i nënshtrohet i tërë objekti një rikonstruimi total”, tha drejtori i ISHP “Shtëpia E Shëndetit”–Kumanovë, Faruk Alili.

Pasi të kryhet rikonstruimi kjo poliklinikë do të shërbejë si qendër vaksinimi.

“Planifikojmë që pas kryerjes së punimeve rreth rikonstruimit, këtë ambulantë ta shndërrojmë në një qendër vaksinimi që ta përfshijë tërë rajonin e Kumanovës, pra qendër vaksinimi për fëmijë, para shkollor dhe shkollor”,- theksoi Alili.

punimet rreth rikonstruimit të ndërtesës kapin vlerën rreth 2 milion denarë, mjete këto të siguruara nga buxheti i Shtëpisë së Shëndetit të Kumanovës. Rikonstruimi pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Related posts

Nuk ka legalizim të ndërtimeve pa leje në zonat të mbrojtjes së rreptë dhe menaxhimit aktiv, paralajmëroi Nuredini

Z H

Dimitrov: Nuk mundet që kushtet për hyrje në BE të mos jenë evropiane

Z H

Mbi 130 kompani dhe 500 ekspozues vendorë të përfshirë me pakon e pestë masash për industrinë për organizimin e ngjarjeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More