Agjencia Zhurnal.mk.

Kujt po i pengon korridori 8 dhe 10D?

Shkup, 26 prill – Maqedonia e Veriut që pas pavarësisë tani ka arritur që të miratojë fillimin e realizimit të një ndër projekteve më të mëdha dhe më të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët, ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D. Por jo të gjithë iu gëzuan këtij lajmi e vendimi, filluan ndaras, nga pak e nga një, tani siduket janë bërë një front i tërë kundër këtij projekti profitabil për vendin, dhe pa mëdyshje shprehin pakënaqësitë e tyre kundrejt popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ky front i pa organizuar e “shkapërderdhur” ka arrit në atë nivel që të kundërshtojë projekte që përkrahen fuqishëm dhe maksimalisht edhe nga SHBA-të. Por janë ca mbetje me mendësi të stërvjetëruar që tentojnë të qëndrojnë në skenën politike përmes anti-shqiptarizmit. Pra, në mungesë të programeve dhe ideve për projekte të dobishme për vendin ky front merret me projekte që tashmë kanë filluar të realizohen se sa qenkan të “rrezikshme” për vendin. Frontin kundër korridorit 8 dhe 10D e përbëjnë, VMRO-DPMNE partia më e madhe opozitare maqedonase, e Majta që nuk ka takat, dhe një politikan “jetim” pa parti Maksim Dimitirevski, të cilët ndër vite kanë dëshmuar me politikat e tyre që janë anti-shqiptarë. Dhe, tani nuk e kanë mendjen e as hallin as te buxheti për projektin e askund tjetër, por shqetësohen nga përafrimi i shqiptarëve, shkruan Zhurnal.

Kush janë fronti anti-shqiptarë të cilëve u pengon projekti më i madh në vend korridori 8 dhe 10D?

“Dhe përfundimisht, ne jemi kundër krimit që është prezent në këtë projekt, tha Mickovski në një komunikatat e shumta që i kanë pasur si parti pas nënshkrimit të marrëveshjes për realizim zë këtij projekti. Pra, në mënyrë të vrullshme kanë reaguar nga VMRO me komunikata e deklarata të hatashme që në këtë formë kanë vulosur qëndrimin e tyre kundër këtij projekti. E kundër reagimeve dhe qëndrimit të VMRO-së kundër këtij projekti nuk kanë qëndruar duarkryq partnerët e koalicionit qeverisës.

“Mickovski nuk ka njohuri për ndërtimtarinë dhe është përfaqësuesi i fundit i borgjezisë së kuqe. Shohim se çka ndodhë në Shkup dhe në Komunat që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE. E pamë se ç`ndodhi me autostradën Kërçovë – Ohër, sinonim për krim dhe korrupsion. A duhet të lejojmë procese skandaloze të ndërtimeve që zgjasin 10 vite? Fushata e Mickovskit dhe VMRO-DPMNE-së kundër këtij projekti është politikisht i motivuar dhe peng i “Levicës” pro-ruse”, ka thënë Mile Taleski nga LSDM.

Ndërkaq, nga BDI u janë kundërpërgjigjur në një formë tjetër. Të cilët kanë thënë se VMRO-ja për çdo ditë, me çdo deklaratë dhe komunikatë konfirmon se është kundër zhvillimit, ndërtimit të autostradave, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër kompanive amerikane dhe kundër shqiptarëve.

“VMRO-ja përhap histeri në opinion dhe e frikëson pa bazë popullin me konspiracione dhe skenarе të imagjinuara e të sajuara. As nuk u paguan 53 milionë euro, as nuk u realizua asgjë nga ajo që e potenconte dhe premtonte VMRO-ja. Askush dhe asgjë nuk mund t’i ndalë autostradat. Bllokada e koalicionit VMRO dhe Levica vetëm mund ta pengojë shtetin në përmbushjen e pjesës së obligimeve të tij”, kanë thënë nga BDI.

Por, nuk është e vetme VMRO-ja në frontin kundër këtij projekti, në krah ka edhe të Majtën e Apasievit të cilët në të njëjtën vij sikurse VMRO tentojnë me çdo kusht të pengojnë dhe kundërshtojnë këtë projekt.

“Korridori 8 është eufemizëm për lidhje të territoreve të Shqipërisë së Madhe praktikisht”, tha Dimitar Apasiev, kryetar i së Majtës. 

Mbase Apasievi për dallim prej Mickovskit është më i drejtpërdrejt kur shpreh arsyet pse kundërshton këtë projekt, e me këtë vë në pah edhe anti-shqiptarizmin e tij. E po në të njëjtën formë është shpreh edhe një politikan “jetim” që ka mbet pa parti, Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

“Ju po ndërtoni një korridor pas të cilit fshihet një narrativ, e ky është narrativi shqiptar. Ky korridor lidh një trase në relacion Shkup – Prishtinë – Tiranë. Shtrohet pyetja a është hartimi vetë korridori pasqyrë e hartës së Iliridës të cilën shumë herë deri tash e kemi parë”, ka thënë Dimitrievski.

Fronti kundër korridoreve 8 dhe 10D janë anti-shqiptarët e dëshmuar ndër vite –

Deklarata që përbrenda tyre më shumë përmbajnë anti0shqiptarizëm se sa kundërshtim të një projekti. Me këtë po dëshmohet se është krijuar një front i tërë për ta penguar ndërtimin e këtyre projekteve, por që për fat të mirë të gjithë anëtarët e këtij fronti nuk janë evropian, janë vendas të cilët shpesh herë bien ndesh edhe me evropianët. Projekti për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D mbështetet fuqishëm nga SHBA-të, dhe kundërshtime e tyre me deklarata anti-shqiptare nuk çojnë pluhur aspak.

Kujtojmë që, vlera e ndërtimit është 1,3 miliardë euro, por ende  nuk dihet se sa do të kushtojë veçmas secila nga katër akset e autostradave. Tani ka projekt inicial, pastaj do të vijojë projekti bazë, pra projekti për ndërtim me të cilin do të dihet çmimi. Llogaritjet e para tregojnë se aksi Tetovë-Gostivar në gjatësi prej 17,5 kilometra kushton 125 milionë euro, Gostivar-Bukojçan (30,3 kilometra), 560 milionë euro, Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë (21,7 kilometra) 360 milionë euro, ndërsa Prilep-Manastir (39,4) 260 milionë euro.

Megjithatë, korridori 8 dhe 10D janë interes strategjik i vendit, realizimi i këtij investimi më të madh kapital në historinë e vendit do të kontribuojë në ekonominë, modernizimin e infrastrukturës rrugore, e cila në të ardhmen do të mundësojë zhvillim shtesë të shërbimeve, kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, por edhe jetë cilësore dhe lidhje me fqinjët dhe Korridoret ndërkombëtare. Si kohë e mjaftueshme për ndërtim të dy korridoreve janë paraparë 4 vite e shtatë muaj. Viti 2027 nuk është larg, prandaj mbetet të shihet nëse ky projekt do të sheh dritë realizimi në kohën e paraparë. Por, ajo që vazhdon të mbetet e rëndësishme është fakti që duhet transparencë e plotë për të shuar gjitha pretendimet për keqpërdorime të mundshme. /Zhurnal.mk

Related posts

Panel diskutim “Ndërtim i rezistencës përmes planifikimit efektiv rreth vazhdimësisë së biznesit”

D V

Zgjedhjet, eurointegrimet, Kodi zgjedhor dhe qeveria teknike – tema të takimit të sotëm të liderëve në Kuvend

D V

Debat “Çfarë bëjmë mbi raportimin e (pa)ndjeshëm gjinor?”

D V