Agjencia Zhurnal.mk.

Kujdes, pritet përkeqësim të motit në disa pjesë të vendit, “erë me shpejtësi 80km/h

Shkup, 2 Prill – Për sot pasdite paralajmërohet mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura të shiut dhe bubullima në pjesët perëndimore dhe lindore në Maqedoninë e Veriut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor vende-vende do të arrijë shpejtësi edhe mbi 80 kilometra në orë.

Nga fundi i ditës në zonat malore, reshjet do të kalojnë në borë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me shi të përkohshëm lokal dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Mot me vranësira me reshje të shiut do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Për nesër, sinoptikanët paralajmërojnë erë mesatare, vende-vende me erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Related posts

“Merhamet” fillon shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë

Xh M

Qeveria e miratoi Strategjinë për shëndetësi 2021-2030

D V

Nikolloski: Në Ukrainë ka luftë, jo operacion ushtarak

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More