Agjencia Zhurnal.mk.

Ku mbeti “Open Balkan”?

Shkup, 26 maj – Ballkani i Hapur mbyllë shpresat e anëtarësimit të shteteve kandidate për në BE. Çdo nismë rajonale është dobiprurëse kur bazohet në diçka të re, por kur iniciativa mbështetet në plane e projekte ekzistuese shihet tendencë për zëvendësim. E një nismë e tillë për bashkëpunim rajonal ekonomik e në sfera të tjera është ndërmarrë në Procesin e Berlinit, përmes të cilit të ndihmohen shtetet në rrugëtimin evropian. Pavarësisht hezitimit të disa shteteve ballkanike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin të gjitha nismat që afrojnë Ballkanin Perëndimor me Evropën, përfshi këtu edhe atë të të Ballkanit të Hapur. Gjatë një interviste të dhënë për mediat malazeze, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, theksoi se për sa kohë kjo nismë ka si synim afrimin e vendeve të rajonit me njëra-tjetrën, nuk sheh asnjë arsye për ta kundërshtuar. Prandaj, lirshëm mund të konstatohet se ideja e Ballkanit të Hapur ka një qëllim që nuk është më mister por dihet publikisht, devijimi i rrugëtimit evropian. Mirëpo, tani shtetet anëtare të kësaj iniciative kanë qenë të vërshuar nga zhvillimet e brendshme si zgjedhje e probleme të tjera. Mes tjerash në zvarritjen e kësaj iniciative ka ndikuar edhe procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, e meqë Serbia është ideatori kryesor e parësor i Ballkanit të Hapur kjo iniciativë është pezulluar për një kohë të pacaktuar, shkruan Zhurnal.

Escobar: “Open Ballkan” nuk duhet kundërshtuar –

Pavarësisht hezitimit të disa shteteve ballkanike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin të gjitha nismat që afrojnë Ballkanin Perëndimor me Evropën, përfshi këtu edhe atë të të Ballkanit të Hapur. Gjatë një interviste të dhënë për mediat malazeze, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, theksoi se për sa kohë kjo nismë ka si synim afrimin e vendeve të rajonit me njëra-tjetrën, nuk sheh asnjë arsye për ta kundërshtuar.

“Për sa kohë që Ballkani i Hapur është plotësisht i lidhur me procesin e Berlinit, nuk shoh asnjë arsye për ta kundërshtuar dhe mbështetur atë. Përderisa qëndrojnë për të njëjtat gjëra, nuk ka arsye për të mos i mbështetur. Dhe nëse dy, tre, katër ose pesë vende vendosin individualisht të shkojnë drejt disa prej atyre prioriteteve, pse duhet t’i ndalojmë ata nëse duan të përgatiten paraprakisht?”

Ai tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës paraqet një zhvillim historik të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por theksoi se marrëveshja e arritur tashmë duhet të zbatohet.

“U desh shumë guxim politik si nga presidenti Vuçiç ashtu edhe nga kryeministri Kurti për të arritur atë marrëveshje. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian tha se marrëveshja është ligjore dhe ligjërisht e detyrueshme. Dhe të dy liderët e konfirmuan atë. Tani çështja është se si të zbatohet plotësisht”.

Ai gjithsesi u shpreh se është optimist se qëllimi do të arrihet dhe se beson se të dy liderët mund të tregojnë guximin politik të nevojshëm për të hedhur hapat e duhur.

Ballkani i Hapur tenton të zëvendësojë Procesin e Berlinit

Tentimet për të zëvendësuar idenë e Merkelit me atë të Vuçiqit janë të pakuptimta dhe të panevojshme, madje janë tejet të dëmshme për vendin dhe rajonin. Prandaj, nuk ka nevojë për një bashkëpunim të iniciuara nga ide të reja, kur diçka e tillë veçse se ekziston qysh tetë vite më parë. Sikurse thirrjet e kancelarit gjerman që janë të vazhdueshme për fokusim në Procesin e Berlinit.

Një nismë e tillë largon shtet nga Procesi i Berlinit, gjegjësisht anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vuçiq bashkë me Ramen duan ta kërcënojnë BE-në se kinse paskan alternativa tjera të zhvillimit të rajonit, pra me këtë dërgohet mesazh se munden edhe pa BE-në, e kjo i hap rrugë e terren të përshtatshëm ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe, një iniciativë rajonale që të ketë sukses ajo duhet të përmbush minimalisht tre elementet kyçe: Një të ketë gjithëpërfshirje politike. E dyta të këtë fonde për të implementuar projektet rajonale, dhe e treta  të ketë strukturë administrative që do të monitorojë zbatimin e zotimeve politike. Iniciativa e Mini-Shengenit e emëruar me Ballkan të Hapur nuk ka përmbushur, dhe nuk përmbush, asnjërin nga këto tre kritere bazë, sepse Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk do të bashkëngjiten në këtë iniciativë e cila është fuqizuese për Serbinë.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2004. Ka vetëm statusin e vendit kandidat. Ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim si pasojë e vetos bullgare që kanë të bëjnë me kontestin e hapur kryesisht mbi çështjet historike.

Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, është shtet kandidat, por ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim, si pasojë e bllokadës nga Bullgari ndaj Maqedonisë së Veriut, e Shqipëria dhe RMV janë paraparë si shtete bllok të fillojnë negociatat me BE-në. Edhe Mali i Zi është vend kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2008. Serbia, po ashtu, është shtet kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2009. /Zhurnal.mk

Related posts

Pagesa e kontributeve shumë e lartë, duhet të ketë tolerancë për gazetarët!

I.A

Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi (VIDEO)

Redaksia

Në Gjykatën Penale gjykim për lëndën “Thesari”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy