Agjencia Zhurnal.mk.

Ku Gaboj Bota Demokratike me Rusinë

Shkruan afaristi , si dhe analisti politik, Ramadan Idrizi

Bashkimi Evropian a posaçërisht Gjermania nga viti 1990 kure kapitulloj Bashkimi Sovjetik,patën krejtësisht një qasje te gabuar ndaj Rusisë Moderne. Duke menduar se kanë te bëjnë me një strukture të re Politike në Rusi me një entuziazëm të madh filluan me lidhje të forta me Rusinë si ne sferën politike ashtu dhe ekomomike, duke i ndihmuar qe te dale nga kriza ekonomike qe ishte dhe te konsolidoje ekonominë e vendit. Pa e ditur se me Sllavet nuk mundet me pas bashkëpunim te sinqerte dhe pa pasoja.

Tash me kure e gjithë Evropa pothuajse është e varur nga Gazi Rus i cili u be i mundshëm me paratë e Evropës dhe shumë investime tjera Evropiane në infrastrukture dhe ne sfera tjera për mirëqenieje më të mirë të popullit rus, po ata tash i kundërvihen Evropës e gjithë botës për një rend te ri Botërore që ata duan ta imponojnë. Te shpresojmë se Evropa dhe Bota morën mësim nga kjo aventura e Putinit dhe do ndryshojnë qasjen ndaj saj me sanksionet qe i paralajmërojnë dhe që aventura e Putinit mos jetë një sukses për te, pore një humbje e madhe ku vete populli i vet ta dënoje.

Bota nuk duhet të ketë frikë nga përdorimi i armeve bërthamore nga Rusia, se ata e dine shumë mire se ai veprim është fundi i tyre.

Të shpresojmë se në ditët qe vijne Putini te humb forcën dhe populli Ukrainas të organizohet më mirë për Mbrojtjen e Atdheut të tyre.

Ne kemi përvoje te madhe si Komb me Sllavet e Jugut vuajmë për më shumë se 1 shekull nga ata, ky veprim i Putinit besoj se gjërat do i vendos në binaret e duhur dhe Bota demokratike do të din të vlerësoj popujt me demokraci dhe mirëkuptim dhe do të dënoje BARBARET.

Me shprese se kjo Avanture e Putinit do marr fund se shpejti dhe bota do filloj të merr frymë më lire, dhe me shumë do te bëhen plane për një jete më të mirë për të gjithë, e jo plane për okupime dhe lufta në Bote.

Zoti i ndihmoftë ata te cilit kane ide për jetën, dhe i dënoftë ata BARBARE qe mendojnë vetëm për Lufta dhe maltretime të njerëzve te pafajshëm.

Related posts

Partitë politike shqiptare në RMV, 34-ër vite tallen me popullin !

Redaksia

Përpjekje për të fshehur Berishën, pas “bashkimit”

Xh M

13 pyetje për krimin në Shën Vlash

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy