Agjencia Zhurnal.mk.

Kthimi i tatimit mbi të ardhurat personale për të gjithë të rinjtë e sapopunësuar nën 30 vjeç

Shkup, 12 janar – Të rinjtë dhe zvogëlimi i papunësisë te  të rinjtë është në fokus të programit për punë të Qeverisë të propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski. Njëra nga masat e parashikuara  është edhe kthimi i tatimit personal të të ardhurave për të gjithë të rinjtë e sapopunësuar nën 30 vjeç. Me këtë masë, mjetet do të kthehen prapa direkt në llogarinë e tyre që mundësohet hyrje shtesë.

 

Përveç kësaj, shteti do të sigurojë stimulime për të rinjtë sa më shpejtë të fitojnë pavarësi ekonomike personale, si parakusht për gjendje demografike pozitive dhe zvogëlim të lëvizjeve të migracionit.

Shteti do t’i mbulojë kontributet për çdo të punësuar deri në moshën  29 vjeçare, të cilët do të punësohen për herë të parë,  ndërsa do të vijojë edhe stimul plotësues për çdo muaj, për çdo të sapopunësuar. Gjithashtu shteti do të mbulojë edhe shpenzimet e firmave për sigurim të njohurive dhe shkathtësive përmes praktikës për të rinjtë të cilët nuk janë të gatshëm për punë sepse ende nuk kanë fituar shkathtësi.

Si pjesë e mbështetjes për të rinjtë në Programin e Kovaçevskit citohet edhe vazhdimi i mbështetjes së fuqishme për bujqit e rinj me grante deri në 20 mijë euro me qëllim që të motivohen të merren me bujqësi dhe të prodhojnë  produkte përfundimtare për tregun evropian.

Related posts

Kovaçevski zyrtarisht dorëzoi kandidaturën për kryetar të LSDM-së

Z H

Rezistencë e madhe brenda MPB-së ndaj gjuhës shqipe në uniformat e policisë edhe pse e parasheh ligji

I Z

Karakaçanov: 450 afganët në Maqedoni do të bëhen 45 mijë, Zaev vepron si Gligorovi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More