Agjencia Zhurnal.mk.

Kthehet monopoli i shërbimeve postare

Shkup, 2 nëntor – Agjencia e Postave njoftoi se përsëri është kthyer monopoli i çmimeve për shërbimet për letra deri 50 gramë, i cili është vendosur me ligj në interes të ofruesit të shërbimit universal SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore – Shkup, e cila për shërbimin ka çmim të rregulluar prej 25 denarë për një letër, të miratuar nga rregullatori.

 

“Kjo nënkupton se ofruesit e licencuar të shërbimeve postare për shërbimin e njëjtë postar nuk guxojnë të paguajnë çmim më të ulët se 62,5 denarë, sipas çmimeve të cilat zbatohen nga 1 marsi i vitit 2020, duke filluar nga 26 tetori i vitit 2022, gjegjësisht, mund t’i sigurojnë shërbimet nga shtrirja e shërbimeve të rezervuara me çmim i cili është dy herë e gjysmë më i lartë se çmimi me të cilin ofruesi i shërbimeve universale i siguron për korrespondencë nga kategoria standarde në shkallën e parë të peshës”, informojnë nga Agjencia e Postave në një publikim në ueb-faqen e tyre.

Nga atje theksojnë se si rregullator në shumë raste kanë treguar për pasojat të cilat do të krijoheshin nga miratimi eventual i Propozim ligjit për ndryshime te Ligjit për shërbime postare, si dhe të efekteve negative ekonomike nga rrethanat e tilla, mbi sektorin postar.

Me Ligjin për ndryshim të Ligjit për shërbimet postare që ishte miratuar më 20 tetor, ndërsa hyri në fuqi nga 26 tetori, u sigurua që ofruesi i shërbimit digjital përsëri të ketë të drejtë ekskluzive që të sigurojë shërbime të rezervuara postare deri në fund të vitit 2023.

Tregu i shërbimeve postare ishte i hapur shkurt për konkurrencë të plotë më 1 janar të vitit të kaluar, kur ishte ndërprerë monopoli postar, por më 14 korrik të vitit 2021 ishte vendosur ndryshim ligjor me të cilin u kthye monopoli postar. Hapje e plotë e tregut përsëri u bë më 1 janar të këtij viti, ndërsa me ndryshimet e fundit të ligjit të cilat hynë në fuqi më 26 tetor, përsëri u mundësua e drejta ekskluzive për operatorin nacional për shërbimet e rezervuara postare.

Për shkak të vonesës së pagesës së pagës për shtatorin, në Postën nacionale në fund të muajit të kaluar u mbajt protestë paralajmëruese, e cila ishte vënë në pushim pas marrëveshjes së arritur me të cilën mes tjerash Ministria e Transportit është obliguar që në mbledhje të qeverisë të vendosë pikën e rendit të ditës me të cilën jepet detyrim për të gjitha institucionet shtetërore që t’i shfrytëzojnë shërbimet e SHA “Posta”, sipas ndryshimeve në Ligjin për shërbime postare

Related posts

Pjesërisht pranohen dëshmitë shtesë në rastin “Lidhja ndërkombëtare”

Z.H

Angellovska-Bezhoska: Viti 2021 është i rimëkëmbjes graduale

Z.H

Petrovska: Po përfundojnë përgatitjet për „SWIFT RESPONSE – 22″, stërvitja më e madhe që do të mbahet në Krivollak

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More