Agjencia Zhurnal.mk.

KSHZ: Sonte përfundon afati për dorëzimin e ankesave nga partitë politike për procesin e votimit

Shkup, 2 Nëntor – Në orën 19.00 ka përfunduar afati për dorëzimin e ankesave nga partitë politike për procesin e votimit në zgjedhjet lokale të 31 tetorit.

 

Ndërkohë deri nesër, partitë mund të dorëzojnë ankesa për procesin e mbledhjes dhe verifikimit të rezultateve.

Deri në ora 15:00 nga KSHZ njoftuan se vetëm dy parti politike kanë dorëzuar 13 ankesa.

Shtatë prej ankesave i ka dorëzuar partia TMRO dhe atë për në komunën Nagoriçan i Vjetër.

Ndërsa LSDM ankesat e saj i ka dorëzuar për në tre komuna, dy në Komunën e Shuto Orizares, një për në Komunën Konçe dhe tre për në komunën e Koçanit.

Pasi të përfundojnë afatet e dorëzimit të ankesave, KSHZ ka afat prej 72 orësh për të vendosur për to.

Related posts

Janevski: Turizmi vendor nuk kënaqë grupet e reja të turistëve, nuk kemi kualitet

Z H

Papa Françesku nga Athina e shprehu respektin e tij për Marrëveshjen e Prespës

Redaksia

Zaevi e uroi RF të Gjermanisë me rastin e Ditës së unitetit gjerman dhe bashkimit të sërishëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More