Agjencia Zhurnal.mk.

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Shkup, 21 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme i refuzoi gjashtë ankesat e partisë “E majta” për shkak se partia nuk ka dorëzuar dëshmi materiale.

 

Përfaqësuesi i kësaj partie pranoi se bëhet fjalë për lëshim, por sqaroi se si parti më e vogël pa resurese, nuk mund t’i trajnojnë kuadrot dhe vëzhguesit e tyre.

Më herët KSHZ me 4 vota “kundër” dhe 3 vota “për” hodhi poshtë ankesat e koalicionit ASH-AAA në vendvotimin 543 në Dibër nga ku u kërkua anulimi i vendvotimit.

KSHZ po ashtu nuk pranoi ankesën e “Vendosshmërisht për ndryshime” të PLD-së, ndërsa OBRM-PDUKM, LSDM dhe BDI hoqën ankesat e tyre.

Related posts

Gjendja sot nëpër pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

D V

Gostivar / Një person i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur i vdekur në banesë

Redaksia

Pendarovski: Ende jemi të robëruar në të kaluarën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More