Agjencia Zhurnal.mk.

KSHPK po shqyrton më shumë lëndë për dyshime për përplasje të interesit dhe korrupsionit

Shkup, 6 shtator – Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme konkludoi se nuk ka bazë dhe e ka hedhur poshtë denoncimin e prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike nga Ohri për përplasje të interesave kundër prokurorit aktual publik shtetëror.

Sofka Pejovska Dojçinovska, anëtare e KSHPK-së, në elaborimin e lëndës, tha se prokurori nga Ohri në denoncimin ka cekur se ka marrë njohuri se në PTHP – Ohër u parashtrua vendim, i miratuar nga prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut për largimin e tij nga vendi i punës, ndërsa ky vendim nuk u parashtrua edhe deri te ai, pasi në atë periudhë ka qenë në pushim mjekësor.

Sipas denoncuesit, me miratimin e vendimit të tillë, prokurori publik shtetëror ka ardhur në situatë të përplasjes së interesave, pasi ai si kandidat për zgjedhje të gjykatësit kushtetues, ka pasur interes privat që ta zhvendos të denoncuarin, sqaroi Pejovska Dojçinovska, si kundërkandidat të tij në procedurën për zgjedhje të gjykatësve kushtetues.

Anëtarët e KSHPK-së në seancë kanë biseduar edhe për më shumë lëndë, kryesisht të lidhura me procedura për punësim në kohë të pacaktiuar, ku kanë ekzistuar dyshime për korrupsion ose përplasje të interesave.

Ashtu, një nga rastet, respektivisht lëndë, ishte për punësimin e një personi si këshilltar të posaçëm për koordinim në kabinetin e një nga ministrive për pagë prej 54 mijë denarëve.

Në dy rastet tjera ka pasur punësim nga ana e drejtorëve të shkollave me bashkëshortet e tyre. Në shkollën e mesme të artit figurativ në Shkup, drejtori ka lidhur marrëveshje për transfer nga Shkolla fillore në Komunën Ilinden, të bashkëshortes së tij. Siç informuan në seancën e KSHPK-së, lidhur me shkollën e mesme të artit figuratov në Shkup ka pasur edhe katër – pesë lëndë tjera.

Related posts

Analizë/ Raste të ngjashme, akuza të ndryshme – A vepron Prokuroria në mënyrë selektive?

Z.H

Stojkovski: Negociatat kanë filluar sot dhe nuk ka dilemë

Xh M

157 gjoba në Shkup, 13 për tejkalim të shpejtësisë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More