Agjencia Zhurnal.mk.

KSHPK me nismë kundër funksionarëve të BDI-së për aktivitete partiake gjatë fushatës zgjedhore

Shkup, 14 janar – Komisioni për Antikorrupsion në seancën e sotme konstatoi se personat e përzgjedhur dhe të emëruar nga Qeveria, Femi Jonuzi, zëvendësdrejtor i IKP Idrizovë, Abdul Selami, zëvendësdrejtor i DAP, Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, Nazim Bushi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Artan Grubi ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve midis Bashkësive kanë vepruar në kundërshtim me Kodin për sjellje etike për anëtarët qeveritarë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria.

 

Sipas KSHPK, këta persona gjatë orarit të punës kanë marrë pjesë në një ngjarje më 22.09.2021 lidhur me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Koliçan i Poshtëm, që ka qenë gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021.

KSHPK dërgoi nismë tek kryetari i Qeverisë dhe personi i emëruar si person përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të Kodit, me qëllim që të ngrihet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për këta persona.

Related posts

Ndalesë qarkullimi për automjetet e rënda në disa rrugë të vendit

Redaksia

Nuredini realizoi takim me kryetarët e rajonit planor Jugperëndimor dhe të Pellagonisë

D V

MPPS: 8 Dhjetori ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More