Agjencia Zhurnal.mk.

KSHPK edhe në vitin 2022 me fokus në funksionimin efikas të sistemit

Shkup, 14 janar – Edhe në vitin 2022 fokusi i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) do të kahëzohet drejt funksionimit efikas të sistemit sipas kompetencave të konfirmuara në Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave, Ligjin për denoncuesit dhe Ligjin për lobim.

 

Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së, e cila në seancën e sotme e aryetoi Propozim-programin për punë të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për vitin 2022 me Plan aksionar për realizimin e saj, theksoi se sikur edhe deri tani KSHPK do të udhëhiqet nga parimet e ligjdhënies, integritetit, barazisë, opinionit, mbrojtjes dhe përgjegjësisë.

“Qëllimet dhe aktivitetet e parashikuara në Program janë krijuar dhe harmonizuar me Buxhetin e KSHPK-së për vitin 2022, me plan strategjik të Komisionit për vitin 2022-2024, si dhe me mbështetje të siguruar nga donatorët ndërkombëtar për projekte individuale dhe aktivitete të KSHPK-së”, tha Ivanovska.

Në program, informon ajo, në fokus do të jenë edhe aktivitetet për ndjekje dhe vlerësim të zbatimit të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe ndeshje të interesave 2021-2025, zbatimi i procesit të kontrollit antikorruptues të legjislativës, trajtimi i akuzave për dyshim të korrupsionit, ndjekja e ligjdhënies së financimit të partive politike, parandalimi i korrupsionit në politikë në procesin zgjedhor, veprimi sipas lëndëve për ndeshje të interesave, ndalesa dhe kufizime për kryerje të veprimtarive tjera, si dhe evidentimi dhe ndjekja e gjendjes pronësore të personave zyrtarë dhe udhëheqja e regjistrimit të personave të zgjedhur dhe të emëruar.

Kryetarja e KSHPK-së i citoi edhe aktivitetet për zbatim të procedurave kundërvajtëse në rast të veprimit në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe ndeshje të interesave, përgatitja dhe konfirmimi i formës së Katalogut të të dhënave, implementimi i Ligjit për mbrojtje të treguesve, të obligimeve që dalin nga Ligji për lobim. Në program janë edhe aktivitetet për përforcim të kapaciteteve të tërësishme të KSHPK-së, zhvillimi i bashkëpunimit me organizatat qytetare, institucionet shkencore dhe sektori privat, përforcimi i bashkëpunimit të KSHPK-së në bazë bilaterale dhe multilaterale, lidhshmëria dhe bashkëpunimi me trupat antikorruptues në rajon dhe më gjërë si dhe zhvillimi dhe realizimi i projekteve antikorruptuese.

Ivanovska i përmendi edhe aktivitetet për ngritje të vetëdijes dhe zbatim të trajnimeve për parandalim të korrupsionit dhe ndeshje të interesave, ndërsa veçanërisht për përforcim të integritetit personal dhe institucional.

Do të vazhdohet edhe me monitorimin dhe ndjekjen e rreziqeve sipas strategjisë për menaxhim me rreziqet dhe regjistrimin e rreziqeve të KSHPK-së, veçanërisht vlerësimi i rreziqeve nga korrupsioni institucional.

Në program qëndron ehde implementimi i sistemit për menaxhim me cilësinë dhe furnizimin e shërbimeve për certiifkatë të sistemit për menaxhim me cilësinë sipas kërkesave të reja të standardit ndërkombëtar ICO 9001 dhe përgatitja e Raportit për punë të KSHPK-së.

Programi për punë i KSHPK-së është përpunuar duke i marrë parasysh përcaktimet strategjike për plotësim të tërësishëm të kompetencave të saj, si dhe rekomandimet nga raporti i BE-së për përparimin e shtetit në vitin 2021, të GREKO-s nga rrethi i katërt dhe i pestë i evaluimit, si dhe masat dhe aktivitetet e shkaktuara në Strategjinë nacionale për parandalim të konrrupsionit dhe ndeshjes së interesave.

Në seancën e sotme anëtarët e KSHPK-së referohen për Lëndët zgjedhore.

Related posts

Jaros Rubaha: Vështirë të arrihet një konsensus midis Shkupit dhe Sofjes

R Zh

Parashikimi i motit

N E

Analizë/ Politikanët të lodhur nga politika, nuk ndalen dorëheqjet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More