Agjencia Zhurnal.mk.

KSHPK e hodhi poshtë parashtresën e VMRO-DPMNE-së për parregullsi zgjedhore

Shkup, 20 tetor – Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e vetë të 53-të publike e hodhi poshtë parashtresën për parregullsi zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021, parashtruar nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë”, për shkak të vendimit të Qeverisë të miratuar në mbledhjen e 111-të, të mbajtur më 13 tetor, me të cilin jepet pëlqimi për marrëveshje për ndarje të mbështetjes financiare për 160 persona juridik në bazë të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, miratuar dy ditë para shpalljes së zgjedhjeve.

 

Nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë” më 15 tetor në KSHPK parashtruan ankesë në të cilën janë përmbajtur thëniet për shkelje të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe nga Kodi zgjedhor në të cilat kërkojnë të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore dhe të ngritet procedurë për përgjegjësi para organeve kompetente për shkak se pas shpalljes së zgjedhjeve më 6 gusht të këtij viti në mbledhjen e 111-të të Qeverisë të mbajtur më 13 tetor të këtij viti janë miratuar 160 vendime për dhënie të pëlqimit për marrëveshje për ndarje të mbështetjes financiare për 160 persona juridik në bazë të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetje financuare të investimeve që zyrtarisht është miratuar më 4 gusht të këtij viti, përkatësisht dy ditë para se të miratohet vendimi për shpallje të zgjedhjeve lokale.

Në arsyetimin për vendimin, nga KSHPK theksuan se nga sqarimi që e kanë marrë me kohë nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, shihet se nuk është bërë pagesa, ndërsa në arsyetimin nga Sekretariati për legjislaturë thuhet se nuk është kompetent të deklarohet për kontraktim të marrëveshjeve dhe anekseve të marrëveshjeve në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, por shtohet se duhet të merren parasysh kufizimet ligjore rreth pagesë gjatë zgjedhjeve. Në pajtim me këtë, sepse nuk ka pagesë të mjeteve dhe me të nuk shkelet Ligji, parashtresën e hedhim poshtë.

Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska porositi se të gjithë shembujt e këtillë që ndikojnë ndaj trupit zgjedhor do të notohen në Raportin e fundit drejtuar Kuvendit.

Si faktor rreziku u vlerësua vendimi në Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve për zvogëlim të hapësirës së Agjencisë për investime të huaja për evaluim të marrëveshjeve për ndihmë shtetërore dhe koncentrimin e saj në Qeveri.

Related posts

LSDM nuk do të dëgjojë për zgjedhje, kërkojnë dorëheqje nga Mickoski

Z H

Ekspertë të huaj do të hetojnë për zjarrin në Tetovë

N E

Sot do të prezantohet efekti i aktiviteteve ekonomike në ZZHTI

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More