Agjencia Zhurnal.mk.

KS i OKB-së nuk e miraton rezolutën ruso-kineze për Bosnje-Hercegovinën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara refuzoi Projekt-Rezolutën e Rusisë dhe Kinës mbi heqjen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

 

Vetëm përkrahësit e Kinës dhe Rusisë votuan për draftin. Askush nuk ishte kundër gjersa abstenuan 13 përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Pas votimit, Rusia dhe Kina shprehën keqardhje që rezoluta nuk u miratua sepse ata besojnë se Përfaqësuesi i Lartë i sapozgjedhur, Christian Schmidt është i paligjshëm pa konfirmimin e Këshillit të Sigurimit, raporton klix.ba.

Përfaqësuesi i SHBA-së tha se të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues të Këshillit të Zbatimit të Paqes pranuan axhendën 5 + 2 për mbylljen e OHR, përfshirë Rusinë.

Projekt-rezoluta e shkurtër thotë se kompetencat e dhëna Përfaqësuesit të Lartë në Konferencën e Marrëveshjeve të Dejtonit 1997 nuk janë më të nevojshme për shkak të përparimit të bërë nga palët në Bosnje.

Ndryshe, ambasadorët e vendeve anëtare të Bordit Drejtues të Këshillit të Zbatimit të Paqes në shtetin boshnjak emëruan Christian Schmidt si Përfaqësuesin e ri të Lartë më 27 maj, por Rusia nuk ishte dakord me këtë vendim. 

Related posts

Merkel: Varianti Delta i koronavirusit është shqetësues

Redaksia

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

D V

Shtohen dyshimet nëse talibanët mund ta luftojnë Shtetin Islamik në Afganistan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More