Agjencia Zhurnal.mk.

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do ta shënojë Javën e kujdesit për personat e moshuar

Shkup, 15 nëntor – Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit sot deri të dielën do ta shënojë javën e kujdesit për personat e moshuar. Me respektimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19 në kuadër të Javës për kujdesin e personave të moshuar do të organizohen disa aktivitete.

 

Ekipet mobile do të kryejnë furnizim dhe dërgim të ushqimit, higjienës dhe ilaçeve, do të vizitohet azili i pleqve “Nëna Terezë”dhe Spitali Special i Geriatrisë dhe Mjekësisë Paliative “13 Nëntori”. Mes aktiviteteve të planifikuara janë edhe seminari informativ për persona të moshës së tretë, në të cilën do të njoftohen me të drejtat e tyre për mbrojtje juridike dhe sociale, ndërsa është planifikuar edhe të shpërndahen paketa për persona të ndjeshëm social të moshës së tretë.

“Java e kujdesit për të moshuarit” organizohet përmes shërbimit social “Qendra ditore për të moshuarit dhe Qendra për ndihmë në shtëpi” e cila mbështetet nga Qyteti i Shkupit, Fondacioni Albiz dhe Kryqi i Kuq zviceran. Qëllimi është zhvillimi i formave joinstitucionale të kujdesit për të moshuarit dhe nxitja e plakjes aktive. Programi i aktiviteteve përfshin 200 të moshuar në shtëpi dhe më shumë se 1000 persona në baza mujore në qendrat ditore të të moshuarve. Aktivitetet i kryejnë stafi mjekësor dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Related posts

Mucunski: Ose shumicë të re parlamentare ose zgjedhje të reja

D V

Hoxha i drejtohet Ibrahimit: A ka mundësi “Abija” i Alternativës të tregon se 2020 kur kërkonte vota në zgjedhjet parlamentare a ishte Qeveri apo opozitë?

Redaksia

SHGM-ja dënon sjelljen e Dashtevskit ndaj gazetarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More