Agjencia Zhurnal.mk.

Kryqi i Kuq dorëzoi 40 ton ndihmë mjekësore në Tigraj

Në kryeqytetin e rajonit të Etiopisë në Tigraj sot arriti ndihma e parë me barna nga Kryqi i Kuq. Rajoni Tigraj është i përfshirë nga lufta, ndërsa Kryqi i Kuq nga gushti nuk kishte dërguar ndihmë.

 

“Sistemi i kujdesit shëndetësor në Tigraj është nën presion të jashtëzakonshëm dhe kjo dërgesë është një shpëtim për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore”, tha kreu i delegacionit të Kryqit të Kuq në Etiopi, Nikolas fon Arks.

Ai shtoi se 40 ton “artikuj të rëndësishëm mjekësorë, ilaçe emergjente dhe pajisje kirurgjikale”  janë dorëzuar në Tigraj.

Udhëheqësit ushtarakë të Etiopisë dhe Tigrajit nënshkruan një marrëveshje më 12 nëntor në kryeqytetin kenian Najrobi për të zbatuar një marrëveshje armëpushimi të nënshkruar së fundmi në Afrikën e Jugut. Marrëveshja angazhon të dyja palët të lehtësojnë aksesin humanitar “të papenguar” në Tigraj, ku jetojnë më shumë se pesë milionë njerëzve.

Dorëzimi i ndihmës për Tigrajin ka qenë shumë i vështirë dhe shpesh i pamundur në dy vitet e fundit.

Related posts

Lavrov bën vizitën e parë në Kinë që prej nisjes së luftës në Ukrainë

D V

“Mitsotakis nuk ekziston për mua”, Erdogan “shpërthen” ndaj kryeministrit grek

Xh M

Vrasja e Khashoggit, Princi arab fiton imunitet në ShBA

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More