Agjencia Zhurnal.mk.

Kryhen 2,016,954 vaksinime anti-COVID

Në gjithë vendin vijon vaksinimi masiv në pikat e përqendruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,016,954 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Nga këto 1,051,540 janë doza të para, 930,527 doza të dyta dhe 34,887 doza të treta.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç, si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Ministra e Shëndetësisë informon se ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për personelin shëndetësor, për qytetarët +60 vjeç me sëmundje kronike si dhe për personat +18 vjeç me frenim të imunitetit.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina anti-COVID.

Related posts

Shqipëri/ Ogerta Manastirliu apelon për vaksinim

N E

Dy fëmijët nga Afganistani suprizojnë Kryeministrin Rama me pikturën e veçantë (Foto)

D V

Meta uron besimtarët myslimanë: Mirësi, mirëkuptim, paqe dhe dashuri në familjet tuaja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More