Agjencia Zhurnal.mk.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara viziton sot Kosovën, PSD mban protestë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova ndodhet sot për vizitë në Kosovë, ndërkaq do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së. Aktivitet i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Hotelin Sirius në Prishtinë 29 nëntor, 14:30 – 16 :00”, thuhet në njoftim.

E për sot ka paralajmëruar protestë Partia Socialdemokrate.

“UÇK nuk mund të gjykohet. Vizita e z. Trendafilova në Kosovë është pikërisht për të rregulluar imazhin e kësaj gjykate të padrejtë. Gjykata Speciale është në krizë nga mungesa e thellë e legjitimitetit. PSD-ja është e vendosur që kjo përpjekje të mos arrijë qëllimin.

Trendafilova nuk është e mirëseardhur këtu.

Të bashkohemi të mërkurën me 29 nëntor, ta kundërshtojmë së bashku padrejtësinë që po mundohen t’na e interpretojnë si drejtësi”, thuhet në njoftimin e PSD-së. 

UÇK nuk mund të gjykohet. Vizita e z. Trëndafilova në Kosovë është pikërisht për të rregulluar imazhin e kësaj gjykate…

Posted by PSD on Monday, November 27, 2023

Related posts

Çitaku: Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë dhe e pati forcën e mendjes që të punojë deri në vetëmohim për të

D V

Opozita lëshon seancën për shkak të qasjes së mazhorancës karshi raportit të DASh-it

D V

Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky