Agjencia Zhurnal.mk.

Kryetari Kasami në takim me ambasadoren e Kroacisë

Tetovë, 15 shtator  – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami realizoi takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj në të cilin biseduan për situatën aktuale politike. Ai e ka informuar për zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit dhe për punën që e pret komunën.

 

“Bashkëpunimi dhe koordinimi me bashkësinë ndërkombëtare është i rëndësishëm si për qytetin po ashtu edhe për shtetin drejt rrugës evropiane. Gjithashtu, ambasadoren e informova edhe për presionet që BDI po ushtron ndaj pushtetit lokal sidomos tani pasi humbi zgjedhjet edhe për këshillin komunal”, informoi kryetari Bilall Kasami.

 Në takim kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e mundshëm opozitar, si dhe për marrëdhëniet kroato-shqiptare dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh.

“Kroacia ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë partneri mik kryesor i yni drejt një të ardhme më të mirë për të dyja vendet!”, vlerësoi Kasami

Related posts

Bastisje anti-drogë në Shkup

Xh M

Policia në Strugë do parandalojë të shtëna në dasma

Xh M

KSHPK-ja është organi kryesor për kontrollin dhe parandalimin e korrupsionit,

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More