Agjencia Zhurnal.mk.

Kryetari i THP Enes Ibraim në takim me mandatarin Dimitar Kovaçevski

Shkup, 5 janar – Partia për lëvizjen e turqve – THP pret që Qeveria e re ta vazhdojë dhe përforcojë konceptin e një shoqërie dhe ta intensifikojë zbatimin e Strategjisë Nacionale për një Shoqëri dhe Interkulturalizëm, njoftoi pasdite THP pas takimit të kryetarit të partisë Enes Ibraim me kryetarin e LSDM-së dhe mandatarin për përbërjen e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski. Në takim Ibraim dhe sekretari i përgjithshëm i partisë Ilhan Raman kanë dërguar urime për funksionin e ri të Kovaçevskit dhe sekretarit të përgjithshëm të LSDm-së, Mile Zeçeviq, duke iu uruar sukses.Nga THP presin se qeveria e re do të gjejë model adekuat zgjedhor i cili do të mundësojë prezantim të drejtë dhe korrekt të bashkësive më të vogla në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

“THP nga mandatari i ri pret që ta ruajë përfaqësimin politik dhe institucional të turqve dhe të punojë për përmirësimin e arsimit dhe veprimtarive kulturore në gjuhën turke”, bëjnë të ditur nga partia.

Related posts

Zhduket një fëmijë në Shkup, policia e gjen pas një ore

D V

Blumberg në vitin 2022 në rajon do ta hapë rrjetin e parë afarist për lajme në EJL

D V

Mickoski: Kush është Bujar Osmani të negociojë për identitetin dhe gjuhën time? (VIDEO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More