Agjencia Zhurnal.mk.

Kryetari i Mariupolit: Kemi zbuluar varrezën e tretë masive, është mbi 200 metra e gjatë  

Varreza e tretë masive është zbuluar në afërsi të Mariupolit, ka bërë të ditur sot për televizionin ukrainas, kryetari i qytetit të rrethuar në juglindje të vendit – Vadim Boichenko.

Siç raporton CNN, varreza masive janë zbuluar edhe në fshatrat Mangush dhe Vinohraden, kurse tani është zbuluar edhe një.

Imazhet e reja satelitore tregojnë varrezën masive në fshatin Krimeja e Vjetër, kanë njoftuar autoritetet lokale në Telegram.

Fotografitë tregojnë gropën e hapur në territorin varrezave të Krimesë së Vjetër. Ajo u shfaq, pasi që fshatin e morën nën kontroll rusët pas 24 marsit.

Deri më 7 prill një pjesë e gropës gjigante ishte e mbuluar. E të tjera janë zbuluar edhe gjatë 24 prillit. Gjatësia e kësaj varreze masive është mbi 200 metra.

Boichenko ka akuzuar forcat ruse se i kishin përfshirë banorët lokalë në hapjen e varreve masive, në këmbim të një kafshate bukë.

E javën e kaluar, zyrtarët ukrainas kanë identifikuar lokacionet e varrezave masive në Manhush në afërsi të Mariupolit. 

Related posts

Vdes novelisti i njohur ndërkombëtar

Xh M

Orban mendon se Brukseli kaloi ‘vijën e kuqe’ me embargon ruse të naftës

Xh M

Seul: Koreja Veriore ka hedhur raketa nga minahedhëse me shumë gypa

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More