Agjencia Zhurnal.mk.

Kryetari i Leposaviçit: Të hënën dal në zyrë, s’mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë

Kryetari i Leposaviçit, Lulëzim Hetemi, ka paralajmëruar se të hënën do të shkojë në zyrë.

Ai tha se pavarësisht situatës, ai përsëri do të hyjë në zyrë.

“Do të dal në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë”, tha ai për Klankosova.tv.

Hetemi dje hyri në zyrën e tij me asistim nga Policia e Kosovës, të cilët u detyruan të largonin protestuesit serbë nga objekti komunal që ishin vendosur për të penguar hyrjen e tij.

E njëjta situatë ndodhi edhe në Zubin Potok e Zveçan.

Related posts

Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

D V

Motra e Ganimete Musliut thotë se deputetja e kaloi me sukses operacionin

D V

Vdekja e katërvjeçares – Ministri Vitia në pritje të raporteve për të marrë masa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy