Agjencia Zhurnal.mk.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi në vizitë zyrtare në Kosovë

Shkup, 4 mars – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi prej sot qëndron për vizitë dyditore në Kosovë.

Siç ishte planifikuar, Xhaferi do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas së cilës dy kryeparlamentarët do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhaferi do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Xhaferi sot pasdite është paraparë të takohet edhe me liderët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Xhaferi nesër do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Kadriu.

Related posts

Pendarovski: Të vazhdojmë bashkërisht drejt plotësimit të qëllimit strategjik

Xh M

Jep dorëheqje kryetarja e këshillit gjyqësor, Pavlinka Crvenkovska

Z.H

Fjalë përfundimtrare të prokurorisë për rastin “Toplik”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More