Agjencia Zhurnal.mk.

Kryetari i Kuvendit të Turqisë, për vizitë në Strumicë

Strumicë, 23 Shtator – Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentoll sot qëndron për vizitë private në Strumicë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov në profilin e tij në Facebook. Kostadinov dhe Shentoll janë takuar gjatë vizitës së Orta Xhamisë në Strumicë.

 

“Nder i madh për Strumicën paraqet vizita private e kryetarit të Kuvendit të Turqisë, z. Mustafa Shentoll. Po e përforcojmë miqësinë me popullatës turke dhe maqedonase”, ka shkruar në Facebook, Kostadinov.

Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentoll gjatë qëndrimit të tij në Strumicë ka vizituar mëhallën turke, ndërkohë që ka falur edhe në namazin e Xhumasë në xhaminë e kësaj mëhalle.

Related posts

Shtëpia përkujtimore “Toshe Proeski” dhuroi lodra për Klinikën e fëmijëve në Shkup

D V

Ali Ahmeti: Zgjedhjet e lira janë pasqyra e nivelit të demokracisë së vendi

Redaksia

Si po vepron Dogana me automjetet me targa të huaja në pronësi të shtetasve tanë?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More