Agjencia Zhurnal.mk.

Kryetarët e odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë në kontroll të pikave kufitare

Shkup, 21 mars – Kryetarët e odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Branko Azeski dhe Marko Çadezhi, më 29 mars do t’i vizitojnë pikat kufitare Preshevë-Tabanoc *Serbi-Maqedoni e Veriut) dhe Qafë Thanë-Qafë Thanë (Maqedoni e Veriut-Shqipëri) për të inspektuar  si funksionin nisma rajonale “Ballkani i Hapur”.

Në takimin e sotëm në Odën Ekonomike të Serbisë, Çadezhi dhe Azeski e përshëndetën vendosjen e tabelës “Ballkani i hapur” në pikën kufitare Preshevë-Tabanoc, e cila kompanive të cilat kanë sistem për autorizim OEA u mundëson transport të shpejtë dhe kalim pa vonesë.

Siç informojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, Çadezhi dhe Azeski kanë rënë dakord se qëllimi i nismës “Ballkani i Hapur” është të përshpejtohet lëvizja e mallrave dhe të krijohet një treg të vetëm i punës, që do të krijojë kushte më të mira afariste dhe do të kontribuojë për zhvillim më të madh ekonomik dhe standard më të mirë jetësor.

Në takim ata kanë theksuar se bashkëpunimi dypalësh midis të dyja vendeve dhe të dy odave, si një bashkëpunim rajonal në kuadër të Ballkanit të Hapur” dhe Forumit Investues të Odave të Ballkanit Perëndimor (FIO BP 6), është mënyra më e mirë që të mbrohen ekonomitë tona nga kriza globale e shkaktuar nga gjendja në Ukrainë.

Nisma për një bashkëpunim më intensiv të Ballkanit Perëndimor në vitin 2019 e ngritën tre liderët – presidenti serb Alekdandar Vuçiqi dhe kryeministri i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut Edi Rama dhe Zoran Zaevi për një lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, sipas modelit të BE-së. Nisma e ngritur me emrin “Mini Shengen” është   riemëruar në “Ballkani i Hapur” dhe është një ftesë e hapur për të gjithë në rajon për t’u bashkuar. 

Related posts

Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor

Xh M

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

Xh M

Kush është kompania e sondazheve të porositura që po i ndihmon BDI-së?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky