Agjencia Zhurnal.mk.

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën – ja çka do të diskutohet

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën (26 shtator).

 

Mbledhja do të mbahet nga ora 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet mes tjerash edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Rendi i ditës:

I. Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

 Pyetjet parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Related posts

Një marrëveshje, paralajmërime për investime dhe vërejtje, çfarë mori Kosova nga vizita e Cavusoglut

Z.H

Dita e Evropës shënohet me art rruge në Prishtinë – Szunyog e Rama i bashkohen pikturimit të flamurit të BE-së, Kosovës dhe Ukrainës

D V

Rivarroset dëshmori Enver Pacolli

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More