Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeqyteti i Shkupit dhe tentimi i VMRO-DPMNE-së për ta “përvetësuar” (Video)

Shkup, 29 tetor – Votuesit në qytetin e Shkupit ashtu si në rrethin e parë, po edhe në të dytin, dalin për të votuar për zgjedhjen më të mirë për qytetin e tyre, për atë se cili kandidat mundet më së miri të udhëheqë dhe të zhvillojë kryeqytetin, dhe nuk duhet të dalin për qëllime politike.

 

Në garë për kryeqytetin në rrethin e dytë kaluan Petre Shilegov dhe Danella Arsovska, me këtë të dytën në avantazh nga rrethi i parë prej rreth 8000 vota, shkruan Zhurnal.

Si çdo herë, pas çdo cikli zgjedhor qytetarët dhe simpatizantët e partive politike kanë festuar për fitore mirëpo këto zgjedhje lokale, gjegjësisht fitorja në zgjedhje lokale nuk do të thotë se ajo parti e ka rëmbyer dhe e ka përvetësuar komunën ku ka fituar.

Kështu së paku ndodhi me simpatizantët e VMRO-DPMNE-së në qytetin e Shkupit, të cilët pas raundit të parë dolën para selisë së VMRO-DPMNE-së e duke brohoritur “Цело Скопје е ВМРО-вски град”, që do të thotë sei gjithë Shkupi është qytet i VMRO-së. Këto brohoritje nuk lënë përshtypje të mirë te qytetarët dhe ngritin dyshime se kryeqyteti mund të keqpërdoret për qëllime politike nga ana e VMRO-DPMNE-së, edhe pse Danella Arsovska është paraqitur si e pavarur në zgjedhje. Arsovska në këto zgjedhje ka mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, por edhe të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Këto dy parti të fundit shqiptare duhet t’ia mendojnë edhe njëherë nëse duhet ta mbështesin Arsovskën në Shkup, duke parë qëllimet për robërimin e kryeqytetit dhe përvetësimin e tij.

Veprimet e simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së, e ku morën pjesë dhe funksionarë partiak të kësaj partie, lanë një imazh shumë të shëmtuar para ndërkombëtarëve dhe opinionit. Brohoritjet se Shkupi është qytet i VMRO-DPMNE-së nuk lënë pasqyrë të bukur para qytetarëve, të cilët druajnë se Shkupi përsëri mund të shëndrrohet në një qytet ku udhëheqësit fitojnë nga fasadat multimilionëshe në stil baroku, e prej tyre Shkupi dhe qytetarët nuk përfituan asgjë, përfituan vetëm funksionarët. Milionat apo miliardat që u harxhuan për në qendër të Shkupit, mund të shfrytëzoheshin në qëllime tjera prej të cilave mund të kishin përfitim të gjithë qytetarët.

Kryetari aktual i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, në katër vitet e fundit me projektet e tij ka ndikuar në ndryshimin e pamjes së Shkupit, ku Shkupi është bërë me bulevare të reja dhe të rikonstruuara, me hapësira të reja me gjelbërim dhe pa deponi.

Sidoqoftë, duke mos anuar për askënd, në kryeqytet nuk duhet fare të mendohet për përvetësime partiake sepse një kryeqytet si Shkupi nuk guxon të jetë pronë private e ndonjë partie, qoftë VMRO-DPMNE, qoftë LSDM por edhe partive tjera. Administrata dhe kryetari i Shkupit duhet të punojë me shumë përkushtim për qytetarët e këtij vendi dhe jo për qëllime politike. Së paku shkupjanët e meritojnë një udhëheqës me dinjitet dhe një jetë me dinjitet.//Zhurnal.mk

Цело Скопје ВМРОвски Град!#ВМРО🔴⚫️

Posted by Александар Пандов on Sunday, October 17, 2021

Related posts

Thaçi: Uroj të jenë zgjedhje të qeta, të fitojë më i miri

Redaksia

ASH-AAA zyrtarizon kandidatin për komunën e Bogovinës

Redaksia

KSHZ: Gjithsej 297 kandidatë do të luftojnë për kryetarë të komunave më 17 tetor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More