Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeprokurori publik bullgar në Shkup në takime me Joveskin dhe Mariçiqin

Shkup, 27 tetor – Mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, ndërsa veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndërkufitar ishin në fokusin e takimit të sotëm të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski me Ivan Geshev, kryeprokuror publik i Republikës së Bullgarisë.

 

Vizita e punës e kryeprokurorit bullgar në Shkup realizohet me ftesë të Joveskit. Në delegacionin të cilin e kryeson Geshev dhe Sijka Mileva, prokurore publike në Prokurorinë Publike të Republikës së Bullgarisë.

“Joveski dhe Geshev në takim i shqyrtuan mundësitë dhe nevojat për ndryshim eventual të Memorandumit për bashkëpunim mes të dyja prokurorive të lidhur në vitin 2015, ndërsa diskutuan edhe për kahjet për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Gjatë kësaj, shkëmbyen përvoja dhe biseduan për normat juridike në të dyja vendet të cilat kanë të bëjnë me veprimin për lëndë kundër krimit serioz dhe të organizuar”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Në kuadër të vizitës dyditore të punës në vend, delegacioni i Prokurorisë Publike të Republikës së Bullgarisë u takua edhe me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq, si dhe me prokurorin themelor publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska.

Related posts

Autobusi me mërgimtarë nga Gjermania përplaset në Kroaci, flet mërgimtari: Zoti na ndihmoi, ishte trishtim i madh!

R Zh

Rezultatet e para nga zgjedhjet në Komunën e Dibrës

D V

Ekskluzive: Ja cili kandidat fitoi në Kumanovë!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More