Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeprokurori Kocevski: Kam pasur deri në 60 raste të rënda, por nuk kam parë diçka si vrasja e Vanja Gjorçevskës

Shkup, 1 mars – Kryeprokurori i shtetit Ljupço Kocevski, në intervistën e tij të parë televizive, në Telma deklaroi se në karrierën e tij si prokuror kishte hetuar shumë krime, por nuk e kishte parë vrasjen e Vanja Gjorçevskës.

“Në përvojën time shumëvjeçare, mund të them se kam pasur 50/60 raste të tilla, fatkeqësisht, por kjo është një vrasje specifike e rëndë”, tha Kocevski, i cili theksoi se nuk ka pasur përvojë të tillë.

Kocevski në intervistë deklaroi se e pret së shpejti ekstradimin e Palçevskit dhe vlerësoi se ka shumë prova në hetimin për atë që ai thotë se është krim i rëndë. Hetimet mbulojnë 5 persona të dyshuar.

“Provat janë siguruar, ka pasur edhe autopsi, gjithçka shkon në favor të gjendjes faktike që vërteton prokuroria, jemi në pritje të ekstradimit për personin që përmendët Palçon dhe mendoj se do të ekstradohet shpejt nga Republika e Turqisë. Puna jonë ka mbaruar, ka mbetur vetëm ekstradimi”, tha prokurori i shtetit Kocevski.

Related posts

Qytetarët nesër e kanë lapsin në dorë me të cilin do të shkruajnë të ardhmen e tyre!

I.A

Rikthehet në politikë Hazbi Lika, i bashkangjitet Izet Mexhitit?

Xh M

Gjykata Supreme pasnesër do të mbajë seancë publike pas ankesës së babait të Vanjës kundër masës së paraburgimit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky