Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin malazez, Fatmir Gjeka

Shkup, 30 mars – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, me të cilin konstatuan se marrëdhëniet e ndërsjella të mira mund të ngriten në nivel më të lartë dhe të zgjerohen me dinamizimin e kontakteve në planin bilateral, rajonal dhe multilateral.

“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian u vlerësua si shans e shkëlqyer për këmbimin e opinioneve dhe përvojave për përmirësimin e mundësive të dyja vendeve në rrugën drejt BE-së. Kryetari Xhaferi e njoftoi mysafirin e lartë me procesin e përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese ku duhet të inkuadrohen të gjitha forcat politike, që në vjeshtë të përmbushet kushti për vazhdimin e mëtejmë të negociatave”, njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit.

Ministri Gjeka nga ana e tij, foli për gjendjen në Malin e Zi në kontekst të të drejtave të njeriut, për raportet me fqinjët dhe me vendet në rajon, si edhe për zgjedhjet aktuale presidenciale atje.

Në takim ishte e pranishme edhe Arbana Pasholli, kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ndërsa mysafirët u informuan edhe për kompetencat, strukturën dhe punën e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. 

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M